Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit – lë prapa Satiango Bernabeun

Rimodelimi i “Santiago Bernabeu” ka qenë një moment historik për Real Madridin. Me çatinë lëvizëse dhe panelet e bardha, stadiumi është shndërruar në një xhevahir arkitektonik, unik jo vetëm në Spanjë, por në pjesën më të madhe të botës.
Punimet filluan në 2019 dhe, megjithëse disa përfundime janë ende në proces, stadiumi u inaugurua plotësisht vitin e kaluar.
Kjo e bëri atë një nga kandidatët kryesorë për çmimin e StadiumDB.com për stadiumin më të mirë të vitit 2024.
Ky konkurs përfshinte stadiume me kapacitet minimal 15,000 vende, të hapura ose rindërtuara deri në vitin 2024.
Në votim morën pjesë rreth 10,000 persona, duke zgjedhur nga 23 stadiume, duke përfshirë edhe stadiume legjendare si Monumental i River Plate.
Fituesi i papritur: AdHoc Arena në Jena, Gjermani
Pavarësisht konkurrencës së ashpër, çmimi iu dorëzua AdHoc Arena në Jena, Gjermani, stadiumi i FC Carl Zeiss Jena, ekip që aktualisht luan në ligën e katërt gjermane.
Ky stadium, i njohur më parë si Ernst Abbe Sportfield, u rimodelua plotësisht me një investim prej 58 milionë eurosh.
Kapaciteti i tij u rrit në 15,000 vende, dhe u hoq pista e atletikës që kishte më parë.
Santiago Bernabéu, vetëm vendin e dytë
Santiago Bernabéu arriti në vendin e dytë me 15,081 pikë, shumë afër fituesit. Pjesa tjetër e pesëshes më të mirë përfshinë: Stadiumi Hocine Aït Ahmed (13,604 pikë), Ali la Pointe (10,348 pikë) dhe Monumental (7,966 pikë).
Kriteret e votimit
Votimi u zhvillua nga 3 shkurt deri në 3 mars 2024. Pjesëmarrësit mund të zgjidhnin 5 stadiumet e tyre të preferuara, duke u dhënë secilit 5, 4, 3, 2 ose 1 pikë.
Stadiumet duhej të kishin një kapacitet minimal prej 15,000 vende dhe të ishin hapur ose rindërtuar deri në vitin 2024.
Ndërsa Santiago Bernabéu mbetet një nga stadiumet më ikonike në botë, fituesi i papritur AdHoc Arena në Jena kujton se ndonjëherë projekte më të vogla, por të përpikëta, mund të fitojnë çmimet që meritojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët