Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO, për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.
“Stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, tha Osmani.
Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentja theksi se Kosova meriton të ulet krah vendeve tjera të Aleancës Veriatlantike.
“Në Kosovë gjithnjë do të jeni si në shtëpinë tuaj, një shtëpi e ndërtuar në liri edhe me kontributin e mijëra grave dhe në uniformë të KFOR-it mision ky që mbetet më i gjati, më i madhi, por edhe më i suksesshmi në historinë e NATO-s. Uroj që shumë shpejt Kosova të jetë ulur krah për krah me vendet tjera të NATO-s. Ky popull përpara 25 vitesh u shpëtuar nga NATO dhe tash pret që të jetë krah për krah me NATO-n”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.
Tutje presidentja shtoi se Kosova tashmë ka arritur objektivat e NATO-s, por theksoi se për të forcuar këtë, është i nevojshëm një bashkëpunim i vazhdueshëm me aleatët.
“Kosova tashmë e ka arritur objektivin e NATO-s… Për ta rritur këtë na duhet bashkëpunim më shumë me NATO-n. Në këtë rrugëtim jemi shumë të vetëdijshëm me sfidat që po ballafaqohemi si dhe kërcënimet që vazhdojnë të rëndojnë mbi sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonit. Serbia vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet. Beogradi po synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin. Sulmet në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj NATO-s në vitin 2023 të organizuara dhe të mbështetura ndaj strukturave të Serbisë, janë dëshmi e qartë e këtij rreziku”,ka theksuar Osmani.
Ajo ka shtuar se prania e NATO-s në Kosovë nuk është vetëm garanci për ne, por është barrierë e çfarëdo përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit.
“I bashkohemi thirrjes të përsëritura të BE-së dhe NATO-s për përgjegjësi ndaj sulmeve të ushtarëve të NATO-s. Mungesa e përgjegjësisë të autorëve veçse e ka inkurajuar Serbinë për sulme të tjera”, ka thënë Osmani.
Presidnetja theksoi se rajoni nuk duhet të ketë vakuume të sigurisë të cilat siç tha ajo historia ka treguar se këto boshllëqe shpesh keqpërdoren nga faktorë malinj.
“Siç e thatë me të drejtë ju në Bosnje e Hercegovinë që ky rajon mos të ketë vakuume të sigurisë, sepse siç ka dëshmuar historia shpesh herë janë keqpërdorë nga faktorë malinj të cilëve shpesh herë nuk ju intereson paqja dhe siguria, por vetëm kaosi dhe jo stabiliteti”, u shpreh Osmani duke shtuar se Kosova synon të thellojë partneritetin me NATO-n dhe me shtetet anëtare, duke përmirësuar dhe zhvilluar Ushtrinë e Kosovës (FSK) në një forcë bashkëkohore dhe profesionale.
Osmani po ashtu tha se si Serbia vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se “Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit

Goditi me grusht policin pasi i vuri gjobë, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët