LAJMI I FUNDIT:
Peja 13° cloudy

Intervenime në rrjetin e kanalizimit në Klinë – punimet vazhdojnë në Videjë

Intervenime në rrjetin e kanalizimit në Klinë – punimet vazhdojnë në Videjë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se ekipet e saj kanë kryer intervenime të rëndësishme në rrjetin e kanalizimit në disa zona të Klinës.

Defektet janë sanjuar në fshatrat Volljakë dhe Dresnik, si dhe në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, duke përmirësuar funksionimin e sistemit të ujërave të zeza.

Po ashtu, është kryer pastrimi i gypit kryesor që furnizon Fabrikën e Ujit, një hap kyç për garantimin e një cilësie më të mirë të shërbimeve për qytetarët. Ndërkohë, punimet në rrjetin e kanalizimit do të vazhdojnë në fshatin Videjë, ku priten ndërhyrje të mëtejshme për të siguruar një infrastrukturë më efikase dhe të qëndrueshme./Telegrafi/