LAJMI I FUNDIT:

Berisha thirrje për protestë për Tiktok, Rama: Apeli i bufit duhet marrë seriozisht si simptomë lajthitje e rrezikshme

Berisha thirrje për protestë për Tiktok, Rama: Apeli i bufit duhet marrë seriozisht si simptomë lajthitje e rrezikshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar çdo lidhje mes vendimit për mbylljen e platformës sociale “TikTok” dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas tij, ky hap është ndërmarrë ekskluzivisht për mbrojtjen e fëmijëve dhe nuk ka asnjë ndikim politik.

Në një deklaratë publike, Rama ironizoi thirrjen e liderit të opozitës, Sali Berisha, për bojkot të mësimit dhe protesta, duke e etiketuar atë si “bufi i kënetës”.


“Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e TikTok dhe prindërve u kërkon të dalin në shesh për tiktakun. Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj. Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë” – u shpreh Rama.

Ai theksoi se vendimi për mbylljen e TikTok-ut është marrë pas konsultimeve me prindërit dhe mësuesit, duke shtuar se 95% e tyre e mbështesin këtë masë.

“Presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Vendimi u mor javën e kaluar për arsye teknike, pasi kërkonte kohën e duhur për t’u zbatuar. Nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës apo zgjedhjet” – sqaroi kryeministri.

Në fund, Rama u shpreh se shpreson që ky vendim të jetë i përkohshëm dhe se mbyllja do të zgjasë deri sa kompania të paraqesë një plan konkret për sigurinë e fëmijëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori