Nga: Simon Ings / The Daily Telegraph (titulli: Politics? This scientist thinks we shouldn’t think too much about it)
Përkthimi: Telegrafi.com
Në fund të filmit të tij të vitit 1940, Diktatori i madh [The Great Dictator], Charlie Chaplin, i veshur me rrobat qesharake të Adolf Hitlerit, e drejtoi shikimin nga kamera dhe shpalli luftë kundër “njerëzve-makina me mendje-makine”, të cilët edhe atëherë po marshonin brutalisht përmes botës së tij. Dhe, ata nuk janë zhdukur. Në fakt, nëse i besoni Leor Zmigrodit, mund të jeni edhe ju – pa e ditur – një robot i pandryshueshëm dhe dogmatik.
Zmigrod, një neuroshkencëtare e re nga Kembrixhi, studion “rigjiditetin kognitiv”. Si duket kjo në botën reale? Jimmy McGill, protagonisti i serialit Bëni mirë të telefoni Saulin [Better Call Saul], na ofron një shembull të një prej manifestimeve të tij: “Gabimi i kostove të fundosura. Kjo është ajo që bëjnë kumarxhinjtë. Hedhin shuma parash pas mendimeve të këqija se mund ta ndryshojnë fatin. Është sikur thonë: ‘Kam shpenzuar tashmë kaq shumë para, apo kohë, çfarëdo. Duhet të vazhdoj’”! Dhe, siç shton Jimmy: “Nuk ka asnjë shpërblim në fund të kësaj loje”.
Ambicia e Zmigrodit ka qenë të ringjallë projektin e fisnikut francez të shekullit XVIII, Antoine Destutt de Tracy, shkenca e të cilit mbi “ideologjinë” kërkonte një metodë rigoroze për të zbuluar kur idetë janë të gabuara dhe të pabesueshme. (Kjo ishte shenja ime e parë paralajmëruese. Nëse një burrë me mantel të bardhë do të më thoshte se idetë e mia janë “objektivisht të pabesueshme”, do të kërkoja shkopin më të madh që do të mund të gjeja. Por, le të vazhdojmë me idenë.)
Një yll tjetër më i ndritshëm orientues, në përpjekjen e Zmigrodit, është Else Frenkel-Brunswik, një refugjate austriake në Amerikë, e cila në vitet ‘50 të shekullit XX eksperimentoi me fëmijët për të kuptuar nëse mund të parashikonte dhe trajtonte “mendjet-makina”. Frenkel-Brunswik e pati të lehtë të dallonte fëmijët me paragjykime edhe ata pa paragjykime, ksenofobët nga liberalët. Ajo zbuloi se fëmijëria e zhytur në bindje dhe konformizëm jo vetëm që nxiste autoritarizmin, por gjithashtu i bënte fëmijët më pak fleksibilë nga ana njohëse, aq sa e kishin të vështirë të përballeshin me paqartësitë e përditshme. Madje, edhe ndarja e ngjyrave i linte të hutuar dhe të pakënaqur.
Zmigrod argumenton se stili i përpunimit të informacionit nga një mendje dogmatike nuk kufizohet vetëm në trajtimin e informacionit ideologjik. Është “një dëmtim më i përgjithshëm kognitiv që manifestohet kur individi dogmatik vlerëson çdo informacion, madje edhe brenda një të qindte të sekondës”. Rigjiditeti kognitiv, pra, shkon paralelisht me rigjiditetin ideologjik. “Kjo mund të duket e qartë për disa”, shkruan Zmigrod. “Një person rigjid është person rigjid. Por, në fakt, këto modele nuk janë të dukshme”.
Por, janë, dhe ky është problemi. Mirëpo, në 200 faqet brenda Trurit ideologjik [The Ideological Brain], ato janë edhe më të dukshme sesa kur Zmigrod fillimisht tha se nuk ishin. Ajo zbulon, me njëfarë dramatizimi, se në një nga studimet e saj, “veprimet nga bindja shkaktuan modele të aktivitetit nervor që ishin ndjeshëm të ndryshme nga ato të shkaktuara nga zgjedhjet e lira”. Sigurisht që po. Nëse mendja mund të bëjë dallimin midis veprimit të lirë dhe nga bindja, dhe nëse mendja është një pronë e trurit në punë, atëherë një skaner i mjaftueshëm i avancuar do të ishte në gjendje të dallonte “ndryshimet në aktivitetin nervor” – në rastet e tilla. Përsëri e përsëri, Zmigrod e ripaketon lajmin për përmirësimet në teknikat e skanimit të trurit si një zbulim mbi mendjen. Është truku më i vjetër në librin e autorëve të neuroshkencës.
Zmigrod filloi punën mbi Trurin ideologjik në të njëjtën kohë kur Donald Trump u bë për herë të parë president i ShBA-së dhe Britania votoi për t’u larguar nga BE-ja. Shkrimi i saj është i arrirë dhe na shëtit në mënyrë argëtuese nga demagogjia deri te marrja e dopaminës, por alarmi i freskët i asaj periudhe shfaqet vazhdimisht në këndvështrimet e saj. Ajo është vazhdimisht armiqësore ndaj të gjitha sistemeve të besimit; kur shkruan për një studim të saj të vitit 2016 që tregonte se “ekstremi i djathtë dhe ekstremi i majtë ishin të ngjashëm nga aspekti kognitiv”, më bëri të mendoj nëse vërtetimi laboratorik i kësaj aksiome kontribuon realisht në kuptimin e vlerave, apo mungesës së tyre, në këto ideologji. Ndonjëherë duket se Zmigrod sikur e sheh vetë besimin si diçka të brendshme. Në kapitullin e fundit, ajo na paraqet idenë e saj për jetën e mirë: “Asnjë presion, asnjë paracaktim, asnjë paraardhës mbi supe apo ritual për t’iu bindur, asnjë pritshmëri që të rëndon ose të pengon lëvizjen”. Më duhej ta lexoja disa herë para se ta besoja. Pra, alternativa e saj ndaj dogmatizmit është të jesh Forrest Gump?
Teza e Zmigrodit supozon se njerëzit janë një njësi e pandashme. Nuk janë. (Gjatë punës sime, kam takuar anëtarë të milicive të ekstremit të djathtë dhe ata mbeten ndër njerëzit më mendjehapur me të cilët kam debatuar ndonjëherë.) Ajo gjithashtu duket se supozon se funksionimi i mendjes mund të lexohet nga një skaner. Nuk jam kundër materializmit të rreptë si koncept, por imagjinoni të shpjegoni funksionimin e një çipi kompjuteri duke përshkruar ikonat në ekranin e kompjuterit: kjo është pak a shumë mënyra se si Zmigrod përshkruan të menduarit.
Për më tepër, fakti i qartë se truri plaket, dhe me të edhe mendja, nuk përbën kurrë faktor në argumentin e Zmigrodit. Ndryshimet në fleksibilitetin njohës mund të shpjegohen thjesht nga procesi i plakjes, pa qenë nevoja për makina që bëjnë “bip”. A është e paarsyeshme të pritet që një mendje e re të jetë më liberale dhe më e hapur ndaj eksplorimit, ndërsa një mendje e vjetër të jetë më konservatore, më e përkushtuar ndaj përvetësimit të vlerës nga ajo që tashmë di? Pak prej nesh duan të plaken para kohe; po aq pak duan të jenë adoleshentë në moshën 90-vjeçare.
“Përsëritja e rregullave dhe ritualeve, rregullave dhe ritualeve, ka efekte shkatërruese mbi mendjet tona”, insiston Zmigrod. “Me çdo përsëritje dhe veprim mekanik, forcohen rrugët nervore që mbështesin shprehitë tona, ndërsa lidhjet alternative mendore – më origjinale, por më pak të praktikuara – priren të zbehen”. Unë e shoh këtë si një përshkrim të procesit të të nxënit; Zmigrod e sheh si një rrëshqitje drejt ekstremizmit. Mund ta shihni botën në atë mënyrë, nëse doni, por nuk më duket se do t’ju çojë shumë larg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Eva, Pandora dhe Platoni: Si e formësoi miti grek, gruan e parë krishtere?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa