Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila tha se odat ekonomike nuk duhet të komentojnë çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e sundimit të ligjit dhe llogaridhënies në qeverisje.
Oda Ekonomike Amerikane ka quajtur këtë qëndrim si të motivuar politikisht dhe ka theksuar se ky është një hapi i papranueshëm në drejtim të frenimit të lirisë së shprehjes dhe të angazhimit të qytetarëve në çështjet e rëndësishme për shoqërinë.
Në një njoftim për media, Oda Ekonomike Amerikane ka theksuar se, si një organizatë që për më shumë se dy dekada ka avokuar për një mjedis më të favorshëm afarist, ajo beson se “keqpërdorimet e pretenduara në prokurimin publik minojnë konkurrencën e drejtë ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe çojnë në keqpërdorimin e mundshëm të fondeve publike, duke cenuar kështu besimin e tatimpaguesve”
Oda gjithashtu ka shprehur shqetësim për përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të “diktuar diskursin e akterëve joshtetërorë”, duke përfshirë organizatat dhe mediat, përmes “përpjekjeve për delegjitimim të qëndrimeve të tyre”. Sipas tyre, një politikë e tillë mund të dëmtojë ndjeshëm klimën e lirisë dhe të shprehjes në vend.
“Kosova ka ndërmarrë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndërtuar themele të forta të demokracisë, dhe asnjë përpjekje nuk mund të cenojë suksesin e arritur,” thuhet në njoftim.
Për më tepër, Oda Ekonomike ka nënvizuar se çdo organizatë e shoqërisë civile, media apo individ tjetër ka “për obligim dhe duhet të avokojë fuqishëm në kërkim të llogaridhënies dhe transparencës.”
Sipas tyre, “është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë të lejohen të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.”
Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar rëndësinë që çdo individ, pavarësisht pozitës zyrtare, të dëshmojë në praktikë se “Kosova është një shtet i së drejtës.”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa