LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Mbështetja ndaj grave, fokus i qeverisë

​Kurti: Mbështetja ndaj grave, fokus i qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha të hënën se mbështetja ndaj grave dhe adresimi i pabarazisë gjinore ka qenë fokus i Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u prezantua rrjeti i grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione te pavarura, Albin Kurti tha se prej vitit 2021 – kur e kanë marrë drejtimin e qeverisë, “51 për qind e pozitave vendimmarrëse në ndërmarrje publiken janë gra”.

Albin Kurti theksoi nevojën edhe të forcimit sindikal të grave, përcjellë KosovaPress.


Pjesë e këtij organizimi ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili tha se është bërë progres për avancimin e pozitës së gruas në Kosovë, mirëpo sipas tij, ende ka shumë punë për të bërë./kp/