LAJMI I FUNDIT:

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes – policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes – policia nis hetimet

Një akt i papërgjegjshëm ka ndodhur në Leqinë, Skenderaj.

Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur 400 trupa me arra në pronën e tij, si dhe kanë dëmtuar sistemin e ujitjes.

Ky veprim ka shkaktuar një rrezik të përgjithshëm për pasurinë dhe aktivitetet e tij bujqësore.


Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori dhe aktualisht është në hetime./Telegrafi/