LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga shkëlqen me stil dhe humor gjatë paraqitjes në SNL

Lady Gaga shkëlqen me stil dhe humor gjatë paraqitjes në SNL

Lady Gaga mahniti me një paraqitje dramatike dhe elegante teksa mbërriti në festën Saturday Night Live (SNL) në New York të shtunën mbrëma.

Ylli i pop-it, 38 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një kostum të zi elegant, i cili theksonte format e saj me një dekolte të thellë dhe mëngë të gjata që i jepnin një prekje teatrale pamjes së saj.

Duke e kompletuar dukjen e saj glamuroze, Lady Gaga shtoi një element dramatik me një kapelë ekstravagante me pupla, ndërsa këmbët e saj të gjata shkëlqenin falë getave me ndriçim dhe një palë taka të zeza të larta, shkruan DailyMail.


Ajo mbërriti në festë e shoqëruar nga i fejuari i saj, Michael Polansky, i cili me shumë kujdes e ndihmoi të dilte nga makina. Çifti tërhoqi vëmendjen me elegancën dhe afrimitetin e tyre.

Lady Gaga, e njohur për talentin dhe karizmën e saj, ishte një e ftuar speciale në episodin e fundit të SNL, ku përveçse drejtoi shfaqjen, solli edhe një performancë muzikore që elektrizoi audiencën.

Duke rikujtuar herën e saj të fundit si prezantuese në 2013, ajo bëri shaka mbi të kaluarën, duke përmendur me humor një performancë të saj me R. Kelly, duke thënë: “Nuk ka nevojë të kërkoni në Google ‘SNL 2013 me R. Kelly’… Thjesht nuk do ta sjellë atë në këtë bisedë!”.

Duke iu referuar filmografisë së saj, ajo u ndal tek suksesi i filmit “Joker: Folie à Deux”, ku interpreton përkrah Joaquin Phoenix. Me një ironi të hollë, ajo komentoi faktin që filmi ishte nominuar për dy çmime Razzie, për “duetin më të keq të ekranit” dhe “vazhdimin më të keq”.

Në monologun e saj, Gaga ndau gjithashtu detaje për historinë e saj të dashurisë me Michael Polansky, duke zbuluar se ishte nëna e saj ajo që e prezantoi me të.

“Një ditë më telefonon nëna ime dhe më thotë: ‘Kam takuar burrin tënd’. Dhe unë e pyes: ‘Çfarë bën ai?’. Ajo më thotë: ‘Punon në kërkime për kancerin’—ndërsa unë po pija një cigare në atë moment”.

Ajo rrëfeu me humor se, pas tre takimeve, vendosi të linte duhanin… përveç rasteve kur është e dehur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Magazina
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori