LAJMI I FUNDIT:

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Në një sallë të mbushur me ekranë që përpunojnë të dhënat nga lartësia e orbitës, Shqipëria vëzhgohet në çdo cep të saj.

“Kjo është drejtoria ku menaxhohen dhe përpunohen imazhet satelitore të dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2”, raporton Tv Klan.

Që prej vitit 2023 dy satelitët kanë prodhuar rreth 1100 imazhe për territorin shqiptar.


“Duke bërë një mozaik të imazheve, kemi arritur të krijojmë për dy vite rresht mbulesën e Shqipërisë me imazhe satelitore, pra është mbuluar gjithë territori për vitin 2023 dhe 2024”, tha Dritan Prifti.

Imazhet satelitore kanë luajtur një rol kyç në monitorimin e emergjencave natyrore.

“Ky është rasti i zjarrit të rënë në vjet në Gjadër të Lezhës. Nga analizimi i pamjeve satelitore para dhe pas arrijmë të identifikojmë pasojat e kësaj ngjarje”.

“Imazhet e prodhuara nga satelitët kanë pasur ndikim edhe menaxhimin e burimeve ujore, në planifikimin urban apo sektorë si bujqësia e turizmi, si në rastin e identifikimit të parcelave të plazhit”, tha Dritan Prifti.

Në një tjetër imazh vërehet fenomeni i tërheqjes së detit.

Një nga zhvillimet inovative është përdorimi i inteligjencës artificiale për identifikimin automatik të të gjitha gjitha serave në Shqipëri. Po punohet që kjo metodë të aplikohet edhe për monitorimin e parcelave që përdoren për kultivimin e kanabisit.

“Përmes monitorimit të territorit me satelitë, Shqipëria monitoron dhe mbron territorin e saj, ndërsa gjeneron të dhëna për fenomene dhe kërkime më të thelluara shkencore”, tha Dritan Prifti.

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori