LAJMI I FUNDIT:

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë “frikë” dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë “frikë” dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i doli në përkrahje, Gjestit, banorit të sezonit të sivjetëm të BBVA-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ai nuk ka rival brenda shtëpisë.

“Një përqafim të ngrohtë Eglit: Ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë, por ka shërim! Sa i përket Gjestit dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbeh tingullin. Disa e kanë ‘frikë’ dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin”, ka potencuar Egla.


Foto: Egla Ceno / Instagram

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja e njohur.

“BBV shqiptar ngelet një nga spektaklet më të paparashikueshme në TV por në thelb aty ‘ruhet’ njeriu”, përfundoi ajo në postimin e saj në Instagram.

Egla Ceno e cila kishte fituar edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, kishte qenë një personazh tejet dinamik i atij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Kalo në kategori