LAJMI I FUNDIT:

Aksi Shëngjin-Velipojë, drejt përfundimit – shkurton distancën dhe nxit zhvillimin ekonomik e turizmin në veri

Aksi Shëngjin-Velipojë, drejt përfundimit – shkurton distancën dhe nxit zhvillimin ekonomik e turizmin në veri

Një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të Shqipërisë po shkon drejt përfundimit.

Rruga e re Shëngjin-Velipojë do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy destinacioneve të njohura bregdetare dhe do të lehtësojë lëvizjen e pushuesve.

Aktualisht, për të udhëtuar nga Shëngjini në Velipojë, duhen përshkuar 66 kilometra për rreth 1 orë e 20 minuta, ndërsa me ndërtimin e këtij segmenti të ri panoramik, distanca shkurtohet në 14.8 kilometra, duke bërë të mundur përshkimin e rrugës për rreth 20 minuta.


Pamjet e rrugës janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se kjo rrugë ndikon në zhvillimin e Shqipërisë Turistike.

“Mirëmëngjes dhe pamjet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

Ky investim pritet të ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik dhe turizmit, duke lidhur më shpejt dhe më lehtë dy nga plazhet më të mëdha të veriut. Rruga kalon përmes disa prej peizazheve më të bukura natyrore, si Rana e Hedhun, Rrjolli dhe Laguna e Vilunit, duke e shndërruar të gjithë zonën në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori