Rusia synon të testojë unitetin perëndimor, veçanërisht në lidhje me klauzolën e mbrojtjes kolektive të NATO-s, sipas Bruno Kahl, kreut të shërbimit të inteligjencës gjermane BND.
Në një intervistë me transmetuesin Deutsche Welle, ai tha se Rusia po shqyrtonte testimin e besueshmërisë së Nenit 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati duhet të trajtohet si një sulm ndaj të gjithëve.
“Ne shpresojmë shumë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ne nuk do të vihemi në pozitën e vështirë që të testohet. Megjithatë, ne duhet të supozojmë se Rusia dëshiron të na testojë, të vërë në provë unitetin e Perëndimit”, tha Kahl.
Koha e një testi rus të klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s varet nga rrjedha e luftës në Ukrainë, sipas Kahl, transmeton Telegrafi.
Nëse lufta përfundon më herët se 2029 ose 2030, kjo do t’i mundësonte Rusisë të përdorte burimet e saj teknike, materiale dhe personel për të krijuar një kërcënim kundër Evropës më shpejt, vuri në dukje ai.
“Është gjithashtu e mundur që një kërcënim konkret ose tentativë shantazhi nga Rusia kundër evropianëve mund të ndodhë më herët se sa ishte llogaritur më parë”, tha Kahl.
“Një fund i hershëm i luftës në Ukrainë do t’u mundësonte rusëve të drejtojnë energjinë e tyre atje ku ata duan realisht, domethënë kundër Evropës”, theksoi kreu e inteligjencës gjermane.
Kahl tha se Rusia parashikon një rend të ardhshëm botëror që i ngjan situatës në Evropë në fund të viteve të 90-ta, me praninë mbrojtëse të NATO-s të shtyrë prapa dhe sferën e ndikimit të Rusisë që zgjerohet drejt perëndimit – idealisht pa një prani amerikane në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa