LAJMI I FUNDIT:

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fituar famë të veçantë në mbarë botën që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Por ai nuk është vetëm.

Vëmendje ka tërhequr edhe truproja i tij, Maksym Donets.


Donets e ka ruajtur Zelenskyn që nga viti 2019 kur mori detyrën si president.

Ai ishte me të kur Zelensky ndau video nga rrugët e Kievit gjatë fillimit të luftës.

Nga zonat e luftës e deri te takimet diplomatike në SHBA, Donets nuk u largua kurrë nga Zelensky.

Ai iu bashkua liderit ukrainas edhe në zonat më të prekura nga bombardimet ruse, përcjell Telegrafi.

E vizitat e tij në zona të tilla armiqësore e kanë bërë atë një fytyrë të njohur në Ukrainë dhe në mbarë botën.

Në mes të luftës në vazhdim, një video e Donets është bërë virale në rrjete sociale.

Videoja pretendon se ai fiton 8 milionë dollarë në vit si truproja e Zelenskyt.

Gjithashtu, ai ka 134 mijë ndjekës në TikTok.

Në video thuhet se Donets bëri tre sakrifica të mëdha për të arritur këtu ku është sot.

Njëra, se ai ka pranuar të mos ketë fëmijë, në mënyrë që të qëndrojë gjithë kohën pranë Zelenskyt.

Dy, të imitonte pamjen e presidentit ukrainas, duke prerë flokët dhe duke mbajtur mjekrën si ai.

Tre, ai ka “personalitete” të ndryshme. Kur e mbron Zelenskyn, është i ashpër e pamëshirë. Por kur udhëton jashtë vendit, duket i qetë.

Ndryshe, Donets ka qenë pjesë e ekipit të sigurisë së Zelenskyt që nga fushata e tij presidenciale në 2019.

Emërimi i tij zyrtar ngriti disa shqetësime në atë kohë. Megjithatë, besnikëria dhe përkushtimi i Donets ndaj Zelenskyt ka mbetur i fortë gjatë gjithë luftës.

Pavarësisht thashethemeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që ai ka një pagë aq të lartë.

Ajo që mbetet e qartë është se ai luan një rol vendimtar në mbrojtjen e një prej liderëve më të përfolur në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Kalo në kategori