LAJMI I FUNDIT:

“Jam shumë e sëmurë”, Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

“Jam shumë e sëmurë”, Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Në spektaklin e sotëm, publiku pati mundësinë të shihte momentet e fundit të Eglit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, teksa ajo mori vendimin për t’u larguar nga gara.

Pamjet e transmetuara zbuluan një bisedë prekëse mes saj dhe Gjestit, me të cilin ka pasur një lidhje të ngushtë gjatë qëndrimit të saj në reality show.

Para se të largohej, Egli kërkoi me ngulm të takohej me Gjestin për një bisedë të fundit.


Foto: Screenshot/YouTube

E lodhur dhe e rraskapitur nga situata brenda shtëpisë, ajo shprehu hapur gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore dhe emocionale.

Egli: “Unë jam shumë e sëmurë, shumë pa qejf, s’e përballoj dot”.

Gjesti: “Jam i shqetësuar, duke vjellë gjithë kohën”.

Egli: “S’e kam vetëm nga stresi, por jam sëmurë. Do të më marrë malli pavarësisht të gjithave. S’kam luajtur asnjë ditë të vetme”.

Gjesti: “Kur të shihja gjithë kohën duke qajtur, ka qenë ngarkesë shumë e madhe. Ti s’ke ditur kurrë të ndalesh… A më fal?”.

Egli: “Me shpirt të fal”.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo bisedë u karakterizua nga një ndjeshmëri e madhe, ku Egli dhe Gjesti treguan njëri-tjetrit se, pavarësisht momenteve të vështira dhe emocioneve të përziera, mes tyre kishte një lidhje të fortë.

Largimi i saj u shoqërua me shumë emocione si për të ashtu edhe për banorët e tjerë të shtëpisë.

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me rrugëtimin e saj jashtë shtëpisë dhe nëse do të ketë një rikthim të mundshëm ose një ndryshim në raportin e saj me Gjestin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori