Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave.
Në sistemin e mbingarkuar shëndetësor të Kosovës, një repart i rëndësishëm lufton për të mbajtur ritmin me nevojat e pacientëve është Instituti i Patologjisë.
Çdo ditë, dhjetëra mostra biopsie kalojnë nëpër laboratorët e tij të vjetruar, por pacientët, prapëseprapë, lihen me javë për të pritur, e ndoshta edhe muaj.
“Kanë kaluar diku 40 ditë dhe nuk më kanë thirrur. Sot erdha vetë”, tha shkurtimisht një pacient, të cilin ekipi i REL-it e takoi paraditen e 20 shkurtit në hapësirat e Patologjisë.
Për rezultatet e biopsisë, në kushte normale, duhen 5 deri në 7 ditë pune.
“Pritja është shumë e gjatë. Është edhe shqetësuese, sepse nuk e dimë se çfarë rezultati marrim e as si të veprojmë”, tha po atë ditë një tjetër qytetare, e cila deshi të identifikohej vetëm me emrin Fatime.
Ajo tregoi se mostrën për analizën e gjëndrës tiroide e kishte dorëzuar më 15 janar dhe, 35 ditë pas, ishte ende në pritje. Përgjigjja që merr nga stafi shëndetësor është: “Nuk është gati”.
Në Institutin e Patologjisë në Prishtinë, i cili funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), punojnë 25 specialistë të fushës.
Ata janë të angazhuar kohë pas kohe edhe në spitalet rajonale të Kosovës, përkatësisht në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan, të cilat kanë mungesë patologësh.
Drejtoresha e Institutit, Merita Hashani – Bacaj, thotë se brenda një dite, aty pranohen rreth 60 mostra për analiza – që vijnë edhe nga spitalet rajonale – dhe po aq përpunohen.
“Kushtet jo të mira dhe hapësirat e mbingarkuara e pengojnë punën individuale të gjithsecilit patolog. Infrastruktura është tejet e vjetruar”, thotë Hashani – Bacaj kur pyetet se përse vonojnë rezultatet e analizave.
Sipas saj, Instituti i Patologjisë, ndër vite, i ka shtuar shërbimet dhe stafin, porse hapësirat e punës kanë mbetur të njëjta.
“Në një dhomë pune ndodh që të takohen deri në gjashtë specialistë”, thotë ajo, duke shtuar se për rritjen e performancës së stafit, “është i domosdoshëm riorganizimi i hapësirave aktuale”.
Hashani – Bacaj ka kritika edhe për inventarin e vjetruar dhe për ambientet pa ventilim.
Ajo thotë se veç një laborator i plotëson kushtet e punës, ndërsa “në pjesët e tjera të institutit nuk është investuar me dekada”.
Por, jashtë kësaj, ajo po ashtu bën me dije se disa mostra që pranohen, nuk janë të lehta për t’u përpunuar.
“Disa kanë nevojë për ekzaminime shtesë, si ngjyrime histokimike apo imuno-histokimike, ose edhe për konsultime shtesë deri në përfundimin e rezultatit”, thotë Hashani – Bacaj.
E pyetur se sa e gjatë është lista e pacientëve që presin rezultatet, ajo thotë se nuk mund të ofrojë shifra, sepse Instituti “nuk ka sistem kompjuterik” dhe “gjithçka regjistrohet në mënyrë manuale”.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në, thonë se renovimi dhe riorganizimi i hapësirave aktuale të Institutit të Patologjisë, është planifikuar për këtë vit.
“Aktualisht, projekti është në fazën e hartimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të SHSKUK-së për REL-in, pa ndonjë hollësi tjetër.
nstituti i Patologjisë nuk është i vetmi në QKUK që has në këso problemesh.
Në shumicën e klinikave të kësaj qendre, pacientët përballen shpesh me vonesa, qoftë në diagnostikim, qoftë në trajtim.
Arsyet kryesisht lidhen me mungesën e stafit, të barnave apo të aparaturave.
Vitin e kaluar, Zyra e Auditorit Kombëtar gjeti se pritja mesatare e pacientëve në QKUK arrin në gati tre vjet.
Pavarësisht ndërrimit të qeverive dhe premtimeve për reforma, sektorin e shëndetësisë në Kosovë e përcjellin probleme të tilla që nga paslufta, më 1999. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa