LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Në 150 shkolla realizohet mësimi me një ndërrim, për optimizimin e plotë të rrjetit shkollor do të investohen 8 milionë euro

Janevska: Në 150 shkolla realizohet mësimi me një ndërrim, për optimizimin e plotë të rrjetit shkollor do të investohen 8 milionë euro

“Aktualisht, në 150 shkolla realizohet mësimi me një ndërrim. ndërsa për optimizimin e plotë të rrjetit shkollor e cila nënkupton edhe realizimin e punës me një ndërrim në të gjitha shkollat ​​fillore në vend, është e nevojshme të ndërtohen 300 klasa dhe 70 nyje sanitare, për të cilat sipas vlerësimeve që kemi bërë me UNICEF-in dhe Bankën Botërore duhet të investohet rreth 8 milionë euro. Përveç mjeteve, është e nevojshme edhe kohë, por do të jemi këmbëngulës dhe në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do t'ia arrijmë qëllimit”.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në shkollën fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski”, në komunën e Gjorçe Petrovit, ku nga sot të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit mësimin do ta realizojnë në një ndërrim.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që komunat e pranojnë këtë ide, sepse ofron më shumë përfitime – i mbajmë fëmijët në shkollë më gjatë duke pasur parasysh se ata kanë 900 orë më pak se bashkëmoshatarët e tyre evropianë deri në moshën 15 vjeç dhe ata më shumë shoqërohen dhe respektojnë njëri-tjetrin, i reduktojmë shpenzimet e vazhdueshme për funksionimin e objekteve shkollore dhe zgjidhëm sfidën me mësimdhënësit të cilët nuk kanë fond të mjaftueshëm të orëve”, tha Janevska.


Ministrja ritheksoi se iniciativa e udhëheqësisë komunale për përmirësimin e gjendjes në arsim, sepse, siç theksoi ajo, për të gjithë ne është e qartë se njohuritë e qytetarëve janë faktor mbi të cilin mbështetemi dhe që duhet të drejtojë zhvillimin e vendit.

Në komunën e Gjorçe Petrovit, deri më tani në katër nga gjithësej gjashtë shkollat ​​fillore është realizuar puna me ndërrim.

“Është i qartë se ky proces i cili do zgjasë më gjatë, jo një vit apo dy, sepse janë të nevojshme investime të mëdha në infrastrukturë për të krijuar kushte për mësimdhënie me një ndërrim kudo. Por ne filluam dhe do të jemi këmbëngulës. Nuk kemi alternativë tjetër nëse duam arsimim më efektiv, Gjenerata të socializuara me njohuri më të mira se ato që deri më tani i tregojnë në testet ndërkombëtare”, shtoi Janevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori