Toshkovski në Izrael: E forcojmë partneritetin mes Maqedonisë dhe Izrealit në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, aktualisht është duke udhëhequr një delegacion të MPB-së në Izrael, me ftesë të kompanisë “Elbit Systems”, e cila ka qenë partner shumëvjeçar në përmirësimin e kapaciteteve teknike dhe të sigurisë së MPB-së, veçanërisht në projektin “Qyteti i sigurt”.
“Kjo vizitë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar rreth zgjidhjeve më të fundit teknologjike të zhvilluara nga Elbit për të adresuar sfidat moderne të sigurisë. Fokus i veçantë u vu në risitë në mbrojtjen e kufijve, sigurinë urbane dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe mundësitë për integrimin e teknologjive të avancuara në sistemin e sigurisë së vendit tonë”, theksoi ministri Toshkovski.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Toshkovski vizitoi edhe Qendrën e Kontrollit të Policisë në Tel Aviv, ku u njoh me funksionimin e sistemit të tyre të integruar që përdor mjete të avancuara dhe procese të automatizuara për reagim të shpejtë ndaj incidenteve të sigurisë.
“Në kuadër të vizitës, ministri u takua edhe me kreun e policisë izraelite, Rafael Engel, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Izraelit. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e praktikave të mira në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Ministri Toshkovski shprehu ngushëllime të sinqerta për viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, si dhe mbështetje në të gjitha përpjekjet për kthimin e pengjeve që ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Në takim u theksua se Maqedonia dhe Izraeli janë dy vende mike me përkushtim të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin, të cilat përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe zgjidhjeve teknologjike mund të avancojnë më tej kapacitetet e tyre të sigurisë. Trajtimi i kërcënimeve terroriste dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar ishin ndër temat kryesore të diskutimit, me theks në nevojën e strategjive parandaluese dhe zgjidhjeve moderne teknologjike që sigurojnë një reagim të shpejtë dhe efikas në mbrojtjen e qytetarëve. Kjo vizitë paraqet një hap tjetër drejt forcimit të partneritetit ndërmjet Maqedonisë dhe Izraelit në fushën e sigurisë, si dhe dëshmi e përkushtimit tonë për modernizimin e strukturave të sigurisë përmes bashkëpunimit me liderët botërorë në këtë fushë”, theksoi ministri Toshkovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa