Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump pësoi një tjetër goditje ligjore në përpjekjet e saj për të ngrirë financimin federal për programet që nuk përputhen me agjendën e republikanëve, pasi një gjykatës i dytë e bllokoi atë nga zbatimi i një ndalese të gjerë për grantet, huatë dhe mbështetjen tjetër financiare.
Gjykatësi i Distriktit të SHBA, John McConnell në Providence, Rhode Island, me kërkesë të prokurorëve të përgjithshëm demokratë nga 22 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, lëshoi një urdhër ndalues, duke bllokuar administratën nga rishpallja ose miratimi i ngrirjes së financimeve, e cila ishte shpallur fillimisht në një memorandum të Zyrës së Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, tashmë të tërhequr.
Vendimi i McConnellit u mbështet në një urdhër të përkohshëm që ai kishte lëshuar më 31 janar dhe pasoi një tjetër vendim nga një gjykatës në Uashington më 25 shkurt, i cili lëshoi një urdhër paraprak për të bllokuar atë që e quajti një ndalesë “të menduar keq” dhe të papritur për deri në 3 trilion dollarë financime federale.
McConnell, i emëruar nga Presidenti Demokrat Barack Obama, tha se administrata Trump kishte “vendosur veten mbi Kongresin amerikan”, shkruan reuters.
“Ngrirja kategorike nga Ekzekutivi e fondeve të aprovuara dhe të angazhuara në mënyrë thelbësore minon rolet kushtetuese të veçanta të secilës degë të qeverisë sonë”, shkroi McConnell.
Administrata pritet ta apelojë vendimin, pasi tashmë kishte tentuar pa sukses të pezullonte një urdhër të mëparshëm të McConnellit.
Prokurorët e përgjithshëm të shteteve ngritën padi pasi Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë më 27 janar lëshoi një memorandum, duke udhëzuar agjencitë federale që përkohësisht të ndalonin shpenzimet për programet e ndihmës financiare federale.
Në atë memorandum thuhej se ngrirja ishte e nevojshme ndërsa administrata rishikonte grantet dhe huatë për të siguruar që ato përputheshin me urdhrat ekzekutivë të Trumpit, duke përfshirë ato që i jepnin fund programeve për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, si dhe ato që kërkonin një ndalesë për financimin e projekteve për të luftuar ndryshimet klimatike.
OMB e tërhoqi atë memorandum pasi ai u bë objekt i dy padive, një para McConnellit nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve dhe tjetra para Gjykatëses së Distriktit të SHBA, Loren AliKhan në Uashington, nga grupe që përfaqësonin organizata jofitimprurëse dhe biznese të vogla.
Paditësit argumentuan se tërheqja e memorandumit nuk nënkuptonte fundin e vetë politikës. Ata iu referuan një postimi në rrjetin social X nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pak pas tërheqjes së memorandumit, ku ajo shkruante se “kjo NUK është një tërheqje e ngrirjes së financimit federal. Është thjesht një tërheqje e memorandumit të OMB-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja