LAJMI I FUNDIT:

FSK bënë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz

FSK bënë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, sot oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovën dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kanë bërë homazhe në kompleksi memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

Ndryshe edhe krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nderuan sakrificën e familjes Jashari për liri dhe pavarësi.