LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi e konfirmon se është bërë deputete: Ju jam përjetësisht mirënjohëse që me vullnetin tuaj më zgjodhët

Adriana Matoshi e konfirmon se është bërë deputete: Ju jam përjetësisht mirënjohëse që me vullnetin tuaj më zgjodhët
Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të jetë zyrtarisht deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas një fushate të suksesshme me Levizjen Vetëvendosje, ku garoi me numrin 50, ajo ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për një vend në Kuvend, duke i dhënë asaj mundësinë për të kontribuar në politikën kosovare në një nivel të ri.

Matoshi e ka shpallur këtë lajm të rëndësishëm përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës elektorale.


Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë mikëpritjen e përkrahjen që ma keni dhuruar. Ju jam përjetësisht mirënjohëse që përmes vullnetit tuaj edhe njëherë do të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi me qenë në vështirësitë, sfidat, telashet, betejat, brengat e dertet e së ardhmes”, shkroi Adriana Matoshi në statusin e saj.

Në mesazhin e saj, ajo gjithashtu theksoi se është e gatshme të përballet me çdo vështirësi dhe sfidë për të kontribuar në punët e mira për atdheun e Kosovës dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Me qeverinë Kurti 3 që po bëhet gati, Matoshi shpreh optimizëm për të ardhmen dhe punët e mira që do të pasojnë për vendin.

“Qeveria Kurti 3 po bëhet gati, e bashkë me të edhe punët e mira për atdheun tonë të vuajtur, por të jashtëzakonshëm. Ju dua”, ka përfunduar aktorja e njohur.

Ky status ka sjellë një valë të madhe mbështetjeje dhe urimesh nga ndjekësit e saj, që tashmë presin të shohin aktoren të kalojë në një fazë të re të karrierës së saj, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Thirre o Xhenki", Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Magazina
“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Magazina
Kalo në kategori