LAJMI I FUNDIT:

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Rrugën sot e vazhdojmë në trajektoren e trasuar nga heronjtë tanë

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Rrugën sot e vazhdojmë në trajektoren e trasuar nga heronjtë tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se Adem Jashari bashkë me familjen e tij, e bënë sakrificën më sublime për liri.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkujtimi i veprës së tyre është obligim qytetar, shtetëror e kombëtar dhe vazhdim i traditës së vendosur 26 vjet më parë

“Për çlirimin e Kosovës dhe Republikën e pavarur u luftua dhe u flijua aq shumë. Adem Jashari bashkë me familjen e tij, e bënë sakrificën më sublime për liri”, ka shkruar Kurti.


Tutje ai ka thënë se “përkujtimi i veprës së tyre është obligim qytetar, shtetëror e kombëtar dhe vazhdim i traditës së vendosur 26 vjet më parë, kur u manifestua njëvjetori i Epopesë, i rezistencës dhe qëndresës heroike të Jasharve në Prekaz”.

“Asokohe e kishim UÇK-në që prihej e frymëzohej nga Kryekomandanti Adem Jashari, e sot e kemi më të fortë, më të pajisur, më të armatosur e të trajnuar se kurrë më parë ushtrinë e Kosovës, që po e ngrisim e fuqizojmë, për sigurinë e mbrojtjen e vendit”, ka shkruar Kurti.

“Rrugën sot e vazhdojmë në trajektoren e trasuar nga heronjtë tanë. Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, lavdi të rënëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998, lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit të rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Kalo në kategori