LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Uji burimor “Rugove” kontrollohet rregullisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe në të “nuk janë gjetur asnjëherë baktere të dëmshme për shëndetin e konsumuesve”, thotë Ergyl Binçe, drejtor i Laboratorëve për Analizat e Ujit dhe Ushqimeve në këtë institucion.

Radio Evropa e Lirë siguroi deklaratën e tij një ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është duke i inspektuar të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji.

Media të caktuara në këtë vend publikuan vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”.


Kjo kompani e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se produkti i saj është në rregull dhe se shitjet në shtetin fqinj janë duke vazhduar.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shqetësimin që ka ngritur agjencia e saj homologe në Maqedoni të Veriut.

Ngjashëm nuk u përgjigj as Inspektorati Sanitar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për vërtetimin e cilësisë së ujit të ambalazhuar në Kosovë.

Çka thotë IKSHPK-ja?

Binçe konfirmon se kompania që prodhon ujin “Rugove” i bën vazhdimisht analizat në IKSHPK – “madje edhe për stoqet që i eksporton jashtë vendit”.

https://telegrafi.com/uje-rugove-reagon-ndaj-raportimeve-mbi-cilesine-e-ujit-te-eksportuar-ne-maqedonine-e-veriut/

Ai beson se vërejtjet që kanë përmendur autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, lidhur me “praninë e bakterit koliform” te uji i ambalazhuar “Rugove”, nuk qëndrojnë.

“Këtë bakter që e përmendin, nuk e kemi gjetur kurrë, jo vetëm tek uji ‘Rugove’, por tek asnjë [nga ujërat e ambalazhuara të kompanive tjera kosovare]”, thotë Binçe.

Ai shton se është e rëndësishme që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës të marrë një rol më aktiv, duke shkuar në Maqedoninë e Veriut dhe duke verifikuar në mënyrë të pavarur burimin e problemit.

Ekspertja për ujëra në IKSHPK, Burbuqe Nushi-Latifi, shpreh habi me konstatimin e kolegëve maqedonas.

Sipas saj, ai mund të jetë “gabim njerëzor në laborator ose në diagnostikim”.

“Gjatë përpunimit [të ujit], duart e palara mund ta bartin [bakterin]… vetëm një koloni, dy, tri ose katër. Më pas, ato zhvillohen në ujë, sepse uji është jetik jo vetëm për njerëz, por edhe për baktere”, thotë Nushi – Latifi.

Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik të Maqedonisë së Veriut, janë 23 institucione të këtij vendi, të cilat, përmes një kompanie të atjeshme, furnizohen me ujin “Rugove”.

Disa prej këtyre institucioneve – si Ministria e Administratës Publike – konfirmuan në Shkup se e kanë konsumuar dhe vazhdojnë ta konsumojnë ujin “Rugove”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori