LAJMI I FUNDIT:

Kina paralajmëron se është e gatshme për “çfarëdo lloj lufte” me SHBA-në – pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Kina paralajmëron se është e gatshme për “çfarëdo lloj lufte” me SHBA-në – pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Kina thotë se është gati për “çdo lloj lufte” pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat e tij tregtare.

Tarifat e reja 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja hynë në fuqi të martën, së bashku me tarifat e dyfishuara për mallrat kineze, përcjell Telegrafi.

Në fjalimin e tij të parë në Kongres të mandatit të tij të dytë, Trump tha se më shumë tarifa do të pasonin në fillim të prillit, duke përfshirë “tarifat reciproke” dhe veprimet jotarifore që adresojnë mosbalancimet tregtare në vite.


Duke përmendur tarifat e larta të vendosura mbi mallrat amerikane nga BE dhe Kina ndër të tjera, Trump tha: “Vendet e tjera kanë përdorur tarifa kundër nesh për dekada dhe tani është radha jonë”.

Trump gjithashtu dyfishoi tarifën për të gjitha importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind.

Por Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës i është kundërpërgjigjur presidentit të SHBA-së me një “kërcënim drithërues”, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

Ajo tha: “Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo ndonjë lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”.

Vendi ka thënë gjithashtu se tarifat janë një “shkelje serioze” e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe ka paraqitur një ankesë mosmarrëveshjeje në OBT në shkurt.

Kina iu përgjigj tarifave të së martës duke njoftuar tarifa shtesë prej 15 për qind për produktet kryesore bujqësore amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kalo në kategori