LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë sqarohet në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit nga Kosova

SPB-Tetovë sqarohet në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit nga Kosova

Policia ka njoftuar se dje në Qendrën Emergjente në Gostivar është raportuar se me autoambulancë është sjellë tek ta një i ndjerë L.S (31) nga Republika e Kosovës.

Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni
Lexo po ashtu Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

Sipas raportit, L.S. është sëmurur në shtëpinë ku ka qëndruar përkohësisht në Gostivar, më pas ka kërkuar ndihmë në një institucion privat shëndetësor dhe derisa i është ofruar ndihma, gjendja e tij është rënduar dhe me autoambulancë është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku konstatohet se ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/