LAJMI I FUNDIT:

Zbritje promovuese në muajin e gruas në spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Zbritje promovuese në muajin e gruas në spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Me rastin e 8 Marsit dhe muajit të dedikuar shëndetit të grave, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron një sërë ofertash dhe aktivitetesh promovuese. Kjo fushatë përfshin zbritjet speciale në shërbimet në Departamentin e Dermatologjisë Estetike, Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Radiologjisë, Qendrës ‘AS Slim Body Center’, si dhe në Departamentin e Kardiologjisë dhe Mjekësisë Interne.

Në kuadër të fushatës, pacientet tona përfitojnë 30% zbritje në çmimet e të gjitha trajtimeve lazerike me lazerin fraksional eCO2, epilimin me lazer dhe trajtimet microneedling me SkinPen. Gjithashtu, përmes rrjeteve sociale, spitali do të organizojë giveaway trajtime falas mjekësore dhe masazh për fytyrë.

Gjatë kësaj fushate, pacientet tona përfitojnë një zbritje promovuese prej 20% në shumë procedura estetike për rimodelimin e fytyrës dhe trupit. Si përfitim shtesë, çdo paciente që cakton një termin për një intervenim estetik do të marrë aplikimin falas të botoksit.

Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për ekzaminimet parandaluese dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, “Acibadem Sistna” ka krijuar një paketë speciale kardiologjike. Kjo paketë përfshin ekzaminime parandaluese dhe analiza të detajuara për të vlerësuar rrezikun e ekzistencës ose zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Rezultatet interpretohen nga një specialist në mjekësinë interne, i cili në përputhje me gjendjen shëndetësore të pacientes bën një plan për monitorim të mëtejshëm dhe trajtim të mundshëm.

Në kuadër të muajit të gruas, vazhdon edhe zbritja prej 50% në çmimin e mamografisë, e cila zbatohet gjatë fundjavës (çdo të diel) në Departamentin e Radiologjisë Diagnostikuese me një termin të caktuar paraprakisht në qendrën e kontakteve. Gjithashtu, në këto aktivitete promovuese përfshihen edhe paketat gjinekologjike me çmime speciale dhe zbritje në të gjitha operacionet gjinekologjike. Pacientet që do të caktojnë termin për një operacion gjinekologjik përfitojnë një ekzaminim gjinekologjik falas.

Shëndeti i grave është veçanërisht i rëndësishëm në periudhën para dhe pas menopauzës kur ekzaminimet e rregullta mund të ndihmojnë në parandalimin dhe zbulimin e gjendjeve karakteristike për këtë periudhe. Për këtë qellim, qendra “AS Slim Body Center” ka krijuar një paketë me ekzaminime dhe analiza laboratorike, e cila ofrohet me një çmim special.

Në kuadër të muajit të gruas, përveç aksioneve promovuese, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të marrë pjesë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit për kujdesin dhe përmirësimin e shëndetit të grave përmes një sërë ligjëratash edukative.

Artikull i sponzorizuar