LAJMI I FUNDIT:

Dhunoi ish të dashurën në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Dhunoi ish të dashurën në Malishevë, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua me të cilën ka qenë në lidhje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:30, në Malishevë.

Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/