LAJMI I FUNDIT:

AUV merr masa pasi në Shqipëri u shfaq rasti i parë me gripin e shpendëve

AUV merr masa pasi në Shqipëri u shfaq rasti i parë me gripin e shpendëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla nga zona e Durrësit, Shqipëri.

AUV njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Shqipërisë për të marrë informacione të përditësuara mbi situatën zoonotike lidhur me prezencën e gripit të shpendëve, nën tipi H5N1. Aktualisht, një fermë në afërsi të Durrësit është identifikuar si e prekur nga kjo sëmundje.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, AUV ka vendosur masa të menjëhershme të kontrollit kufitar. Inspektorët veterinarë kufitarë janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara mbi ngarkesat me produkte ushqimore me origjinë shtazore, si dhe mbi kafshët apo shpendët e gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë”, bëhet e ditur në njoftim.


Tutje, thuhet se për momentin, situata e gripit të shpendëve mbetet e kufizuar në një fermë të izoluar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për izolimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit të brendshëm.

“Nuk është vlerësuar e nevojshme vendosja e masave kufizuese për importin e përgjithshëm, pasi Kosova nuk ka import të shpendëve të gjalla nga kjo zonë. Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit mbetet i ulët. Megjithatë, AUV është në gjendje gatishmërie dhe do të përshtatë masat sipas zhvillimit të situatës”, theksohet në njofitm.

Më tej, bëhet e ditur se fermerët që mbajnë shpendë duhet të zbatojnë menjëherë masat e biosigurisë në fermat e tyre për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve (Avian Influenza).

“Përmes shoqatave përkatëse, të gjithë fermerët komercialë janë njoftuar për masat mbrojtëse të biosigurisë, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e shpendëve të tyre. Aktivizimi i sistemit të vetëkontrollit dhe zbatimi i masave të biosigurisë në fermë janë mënyrat më efikase për të përballuar këtë sëmundje.

Gripi i shpendëve përhapet kryesisht nga shpendët shtegtarë, çka e bën sfidues parandalimin e tij për çdo vend. Prandaj, bashkëpunimi i fermerëve dhe zbatimi i masave të duhura është vendimtar për mbrojtjen e fermave dhe të sektorit të shpendarisë në vend”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori