LAJMI I FUNDIT:

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Një tjetër kaos ka ndodhur në vazhdimin e seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë.

Një pjesë e deputetëve ndezën sërish bomba tymuese. Me atë rast kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë janë goditur me vezë, shishe me ujë, vezë dhe lëngje të ndryshme.

Deputeti i Frontit të Gjelbër të Majtë, Radomir Lazoviq, ka aktivizuar zjarrfikësin në Kuvend, transmeton Telegrafi.


Kaos i ri ka ndodhur teksa flitej për ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, që duhet t’u mundësojë studentëve një arsim më të lirë.

Bërnabiq në disa raste i ka thënë opozitës se duke bërë kaos nuk po lejojnë plotësimin e kërkesave të studentëve: “Lërini studentët të shohin se çfarë po bëni, më vjen shumë mirë”.

Pavarësisht nga kaosi i përgjithshëm, ajo tha se nuk dëshiron ta ndërpresë seancën.

“Ne nuk do të tërhiqemi para terroristëve. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Le të shohë Serbia çfarë mund të bëni dhe çfarë dëshironi. Hajna, Albin Kurti nuk mund të jetë më krenar. Ne vazhdojmë të punojmë”, tha Brnabiq në momentet e kaosit.

Seanca nuk u ndërpre dhe deputetët e partive në pushtet vazhduan të flasin, ndonëse pretenduan se opozitarët u hidhnin ujë gjatë fjalimeve të tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kalo në kategori