LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -0° clearsky_night

​Prishtina vazhdon me procesin e digjitalizimit të shkollave

​Prishtina vazhdon me procesin e digjitalizimit të shkollave

Komuna e Prishtinës ka vazhduar procesin e digjitalizimit të shkollave, duke pajisur institucionet arsimore me tabela digjitale. Në kuadër të këtij projekti, sot në shkollën fillore “Dardania”, u prezantuan pajisjet e reja.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se përveç shkollës “Dardania” po vazhdojnë të instalojnë edhe në shtatë shkolla tjera dhe se deri në fund të vitit do të instalohen në të gjitha shkollat dhe klasat.

Procesi i digjitalizimit pritet të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit, me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë qasje në mësimdhënie më interaktive dhe bashkëkohore./kp/