LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

MPB njofton se kanë ndaluar një 42-vjeçar në Gostivar i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg.

“Me datë 03.03.2025 në ora 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tetovës, në bashkëpunim me punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë ndaluar B.N (42) nga fshati Çegranë

Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muaj për vepër penale të kryer nga neni 386 i Kodit Penal.


Personi është dërguar në Burgun Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB./Telegrafi/