Qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmime të papërballueshme të produkteve esenciale. Ata thonë se në vend se të ketë ulje të çmimeve në muajin e shenjtë të Ramazanit, ato vetëm sa kanë shënuar rritje.
Ndërkohë njohës të ekonomisë thonë se qytetarët në Kosovë kanë mbetur në duar të tregtarëve pasi që institucionet përgjegjëse nuk interesohen për situatën e krijuar.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, qytetarët ankohen për çmime të pa përballueshme të produkteve ushqimore. Sipas tyre në vend të zbritjes në muajin që njihet si i solidaritetit, janë duke u ballafaquar me ngritje të tyre, duke nisur nga çmimi i bukës.
“Katarstorë është katastrofë, çka me thanë tjetër”, tha një qytetar.
“Çmimet nuk janë të volitshme”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Për standardin tonë janë të larta”, tha për rtv21 një qytetar.
Ndërkohë në bazë të matjeve të fundit të Agjencisë së Statistikave, çmimet e produkteve të konsumit u rritën në një mesatare prej 1.5% në muajin janar 2025 në krahasim me muajin janar 2024.
Sipas Agjencisë, shtrenjtim pati në pothuajse çdo artikull ushqimor, përfshirë edhe shërbime të tjera shtëpiake. Ndërkohë krahasuar me muajin dhjetor 2024, në janar 2025 produktet u shtrenjtuan për 0.7%. Agjencia e statistikave, thotë se në muajin janar, pati shtrenjtim edhe të energjisë elektrike krahasuar me muajin dhjetor për 2.8%.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se qytetarët në Kosovë kanë mbetur në mëshirë të tregtarëve.
Kosova ka kohë që ballafaqohet me një inflacion shumë të lartë. Ndërkohë, qeveria e Kosovës përveç ligjit për çmimet tavan i cili u rrëzua nga kushtetuesja nuk ndërmori asnjë hap tjetër. Gjë e cila për kryetarin e dhomës së tregtisë, Skënder Krasniqin është e pakuptueshme.
“Qeveria me një udhëzim administrativ i liron çmimet, qysh sot”, tha Krasniqi.
Situatë tjetër e vështirë për qytetarët në lidhje me çmimet është paralajmëruar në muajin prill, kur pritet të ketë rritje të energjisë elektrike për 30 deri në 35%./rtv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës