LAJMI I FUNDIT:

Peci në Mamushë: Rritja e eksporteve të lakrave dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët

Peci në Mamushë: Rritja e eksporteve të lakrave dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka qëndruar sot për vizitë në Mamushë, ku ka vizituar Erbin Mazrekun i cili ka përfituar grant për ndërtimin e serrës prej 21 ari.

Peci në një postim në Facebook ka shkruar se rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët.

“ Këtë e vërteton edhe Erbin Mazreku nga Mamusha, të cilin e vizitova sot. Ai është përfitues i grantit për ndërtimin e serrës 21 ari, ku kultivon 60 mijë fidanë lakre “Protor” dhe punon 10 hektarë të tjerë me patate e kultura të tjera. Në total, ai ka 1 hektar e 18 ari sera”, ka shkruar Peci.


Ministri ka theksuar se rezultatet flasin vetë.

“Në vitin 2019, eksporti i lakrave nga Kosova ishte 122,539 €, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 991,397 €. Ky sukses tregon se investimi në bujqësi është çelësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe një të ardhme më të begatë për Kosovën”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori