LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aksidenti, i cili ka ndodhur më 28 shkurt 2025, shkaktoi vdekjen e një pasagjeri dhe lëndime të tjera trupore.

Pas analizimit të shkresave të lëndës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Adem Shabani, ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar” se B.D., më datë 28 shkurt, rreth orës 12:42, në rrugën nacionale Ferizaj – Kaçanik, afër një fshati në Ferizaj, ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin e markës “VW Golf” në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.


Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një grua
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një grua

“Në momentin kur automjeti i markës “BMW”, të cilën e drejtonte  V.V., tentonte të kyçet në rrugën kryesor tek dalja e lagjes “P”, mirëpo  me të pare të pandehurin me veturën “Golf”, ndalet, atëherë i pandehuri posa shef veturën “BMW” frenon, ik në të djathtë del jashtë rrugës dhe në pjesën e përparme të anës së majtë e godet automjetin “BMW”, në mes të dy dyerve në anën e majtë, i cili lëviz mbrapa dhe me pjesën e pasme të anës së djathtë e godet shenjën e trafikut, me ç’rast si pasojë e këtij aksidenti pasagjerja e veturës “BMW”, V.M., ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa vozitësi dhe pasagjeri tjetër i kësaj veture G.K.M., si dhe i pandehuri dhe pasagjeri i tij O.D., kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari Shabani ka theksuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është aprovuar “si të bazuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej një (1) muaji.

Përfundimisht, gjykata njofton se “ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, duke theksuar se i pandehuri do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori