Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik mes trevave shqiptare, dhe krijimi i një rrjeti më të fortë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve ndërmjet bizneseve, mbetet synim i Odës Ekonomike Shqiptare në Kosovë për krijimin e një ekonomie të qëndrueshme.
Me krijimin e kësaj ode muaj më parë, kryetari i saj Hyzer Gashi shpjegon se kanë vendosur themelet e një “shtëpie të përbashkët” ku siç thotë ai zëri i bizneseve tona bashkohet për të ndarë eksperienca, ide dhe mundësi bashkëpunimi që shkojnë përtej kufijve gjeografikë, raporton KosovaPress.
Kryetari Gashi thotë se kjo odë me seli në Prizren, e cila do të përfaqësojë bizneset shqiptare kudo në botë, do të jetë një platformë ku idetë, energjia dhe vizioni i bizneseve shqiptare do të bashkohen për të krijuar një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme.
Ish-zëvëndësministri i Financave, Gashi thotë në një intervistë për KosovaPress se synojnë të frymëzojnë brezat e rinj për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve dhe mundësive që Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe trevat shqiptare ofrojnë.
“Fokusi i themelimit të Odës Ekonomike Shqiptare ishte si një nga nevojat e kohës. Misioni dhe vizioni i saj ka të bëjë me mundësinë e integrimit dhe bashkimit të të gjithë potencialit tonë kombëtar në nivel global. Të gjithë ata shqiptarë kudo që janë në nivel global ta kenë një platformë, një mundësi të bashkëpunimit pasi që u mundësua duke iu falënderuar teknologjive të mundësive të komunikimit ne mundemi që të bëjmë kontakte dhe të shohim potencialin e tyre ekonomik dhe të nxisim mundësi që ky potencial të bashkohet për misionin e fuqizimit dhe zhvillimit të një ekonomie, një fuqie tonë të përbashkët… Ti paraqesim të gjitha mendimet, propozimet dhe të nxirret një dokument i përbashkët që të shohim ku është potenciali dhe fuqia jonë, ku është mundësia e bashkimit që në fakt bashkimi bënë një fuqi kapitale për investime në nevojat e zhvillimit të këtyre shteteve qe i kemi, por edhe në vende tjera. Deri tani kemi pasur organizime të ngushta dhe në fakt nuk kanë paraqitur një politikë në nivel kombëtar që do të na mundësonte të shohim fuqinë tonë reale që e kemi”, thotë Gashi.
Ai ka thënë se synimi është të jetë një simbol i unitetit dhe përparimit për të gjithë shqiptarët, duke ofruar një rrjet të fuqishëm për aktivizim dhe bashkëpunim. Veç kësaj Gashi përmend një konferencë mbarë kombëtare që pritet të mbahet në verën ardhshme në Prizren, ku do të hartojnë një strategji, e që do t’u prezantohet edhe qeverive shqiptare.
“Rruga që na qon përpara për t’u hartuar një dokument i tillë i cili do të jetë si një rezultat i të gjithë këtyre mendjeve që them, është planifikua këtë vit të kemi një konferencë në nivel global e ajo që do të ndodh në Prizren ku do të jenë shumica e organizimeve, përfaqësues të bizneseve gjithandej me prezencën e tyre fizike, por edhe me prezencën e tyre në distancë (virtuale) me platforma dhe nga këto propozime, këta pjesëmarrës, do të ketë mundës secili ta thotë mendimin e tyre dhe të nxirret një dokument i përmbledhur… Të integrohemi dhe të krijojmë fuqinë tonë që quhet fuqi ekonomike që ndërton një politikë tënbuar dhe një politikë e cila krijon tënardhme dhe këto dokumente të prodhuara do t’ju dorëzoh këtyre qeverive… Kështu që bashkëpunimi me qeveritë tona do të jetë i nivelit që do të kemi një dialog konstruktiv për të ardhmen e vendit dhe kombit”, thekson Gashi.
Më tej ai ka thënë se kauza konkrete rreth kësaj iniciative është në favor të zhvillimit ekonomik kombëtar, për shfrytëzimin e potencialit të shumtë që kanë vendet shqiptare.
“Kauza konkrete e kësaj është se ne po tentojmë që ta krijojmë komunikimin në favor të zhvillimit tonë. Qëllimi jonë këtu nuk është përfitimi i individëve, qëllimi është përfitimi kombëtar nga vlerat që individët kanë krijuar dhe që bashkimi i tyre krijon forcë ekonomike që ndërton një politikë më të qartë dhe më e shpejtë në zhvillim. Nuk do të vonohemi, nuk kemi arsyeje kur ka resurse nëpër botë… Përfaqësimi do të jetën i një kombi me kombe tjera të qytetarëve dhe kombi jonë e ka bërthamën ekonomike dhe mbi elitën ekonomike ndërtohet elita politike. E kam fjalën për njerëz që janë afarist të shëndetshëm në kuptimin nuk janë të përzier në punët e joligjshme dhe kanë krijuar dhe po krijojnë për çdo ditë”, theksoi ai.
Këtë iniciativë, Gashi e ka prezantuar edhenë Londër me biznesmen dhe bashkatdhetarë atje. Madje përmend edhe idenë rritjes së investimeve infrastrukturore hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për bukuritë dhe mundësitë që këto vende ofrojnë për të ndërtuar një jetë të begatë dhe të qëndrueshme për shqiptarët.
“Këtë e thash duke bashkëbiseduar me miqtë e mi në Londër. Ka lindur si ide, kur unë pash se kishte shtatë kate nën tokë që i kishin bërë hekurudha, duke zgjidhur problemet e komunikacionit dhe kështu malet tona sikur mu dukën shumë të shkurtëra, Tirana me Prishtinën sa mund ta zvogëlojmë distancën për kohë, pasi që veprimet e kombit do të ngjalleshin. Unë e mora si një lloj arkitekiture që do të sillte koncepte tjera integrimi. Kur lidhen malet tona me turizmin, me fuqinë e kapitalit si një projekt publiko-privat, perla e Ballkanit”, thotë ai.
Oda Ekonomike Shqiptare në bashkepunim me perfaqësuesin e “Planete Thenology” për Ballkanin, më qellim të krijimit të partneritetit dhe rritjes së bizneseve shqiptare ne nivel global, do të organizojnë konferencën për medie më datën 4 mars në Prishtinë. Në këtë konferencë, do të diskutohet për investimet dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik te Kosovës, mundesite e bashkepunimit ekonomik në mes te tregjeve të Kosovës dhe Shqipërise, si dhe depërtimin e produkteve kombëtare ne tregjet evropiane. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këtë të premte në HaPiTe Space – Nga sfidat te suksesi – Gratë në Public Relations

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese – vlera e grantit është 8 milionë euro

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës