LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 37 të vdekur dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Bolivi

Të paktën 37 të vdekur dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Bolivi

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku ku u përfshinë dy autobusë në Bolivi.

Incidenti ndodhi në rajonin perëndimor Potosi, kanë njoftuar policia dhe autoritetet e atjeshme lokale, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugët që lidhin qytetet Uyuni dhe Colchani.


Një autobus thuhet se u përplas direkt me autobusin që po vinte nga kahja e kundërt.

“Si pasojë e këtij aksidenti fatal, 39 persona janë lënduar dhe janë dërguar në katër spitale të Uyuni, derisa 37 tjerë humbën jetën”, tha zëdhënësi i policisë në Potosi.

Njëri nga autobusët ishte nisur drejt Oruros, ku një prej karnavaleve më të rëndësishme në Amerikën Latine është duke u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori