LAJMI I FUNDIT:

Kontratat kolektive “toka e askujt”

Kontratat kolektive “toka e askujt”

Pagesa për shujtat ditore, për shpenzimet e udhëtimit e deri te paga shtesë pas pensionimit, këto përfitime i parasheh kontrata kolektive për punonjësit. Për shembull për shëndetësinë dhe arsimin ka kontrata të veçanta sektoriale të cilat flasin po për të njëjta benefite.

Për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë ata po detyrohen t’iu drejtohen gjykatave.

Ministri i Financave pretendon se vetëm për muajt janar-shkurt mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër Komunave janë dorëzuar në Thesar.


Ministri Hekuran Murati pretendon se shuma e kërkuar është gati 36 milionë euro, prej të cilave mbi 10 milionë do t’i marrin përmbaruesit.

Por Murati nuk e ke specifikuar se nga cilët sektorë janë dorëzuar paditë, e as për cilën kontratë bëhet fjalë, përkundër interesimit të Televizionit Dukagjini.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura theksojnë se marrëveshjes së përgjithshme kolektive e cila i përfaqësonte të gjitha kategoritë e punonjësve i ka skaduar afati.

“Ne nuk kemi as Këshill Ekonomike social, i cili është me ligj që të funksionalizohet dhe të mbahen takimet çdo muaj. Sa i përket kontratave sektoriale ato kanë të drejtë sepse ato janë të nënshkruara nga përfaqësuesit legjitim”, ka thënë Atdhe Hykolli – kryetari i BSPK-së.

Në anën tjetër më nëntor 2022, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ishte njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë se nuk do të vazhdojnë me zbatimin e Kontratës Kolektive, e cila ishte nënshkruar në vitin 2018.

Nga kjo sindikatë vlerësojnë se reagimi i Muratit është i paqartë, sepse nuk janë në dijeni për padi të reja.

“SA i përket punëtorëve shëndetësorë duke u bazuar në kontratën sektoriale kolektive, paditë veç janë kry më herët dhe mbi 90% të punëtorëve i kanë marrë ato mjetet të cilat i kanë përfitu përmes gjykatave”, ka thënë  Tevide Imeri – kryetar e Federatës Sindikale së Shëndetësisë së Kosovës.

Ibrahimi kërkon që për borxhe të mos preket buxheti i komunave, por të ndahet nga niveli qendror sepse komunat nuk e kanë nënshkruar kontratën kolektive, por Ministria e Arsimit dhe Sindikata.

Kur është fjala për Sindikatën e Arsimit, ata thotë se janë të gatshëm të diskutojnë dhe të nënshkruajnë një kontratë të re kolektive.

“Patjetër ne e kemi të gatshëm draftin e marrëveshjes kolektive dhe cilado qeveri që do të vijë në pushtet ne do t’i drejtohemi me kërkesën për t’u ulur në tavolinë dhe të diskutojmë nënshkrimin e kontratës së re”, ka thënë Blendor Shatri – zyrtar Ligjor në SBASHK.

Shatri thotë se në draftin e ri nuk ceket se kush e ka barrën e buxhetit, por bazuar në ligj thotë se barra i takon Qeverisë.

Mësimdhënësit që po i fitojnë rastet në gjykata, paditë i dorëzojnë vetëm për periudhën para shkëputjes së kontratës.

“Çdo aludim që këto kontrata janë të jashtëligjshme, janë në nivel të aludimit dhe të pa-bazuara, për më tepër ka vendime gjyqësore të konfirmuara nga të gjitha instancat se të drejtat që ju garantohen kësaj kategorije punonjësish janë të bazuara, dhe rrjedhimisht të gjitha ato të drejta ata i përfitojnë”, ka thënë Ardian Bajraktari – avokat.

Me paditë nëpër gjykata, dhe kompensimin e mësimdhënësve janë përballur të gjitha komunat, përveç ato me shumicë serbe, të cilat nuk janë pjesë e Sindikatës së Arsimit, sepse punojnë me plan-programe të Serbisë./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori