LAJMI I FUNDIT:

Megaoperacion i SPAK, mes të arrestuarve katër policë

Megaoperacion i SPAK, mes të arrestuarve katër policë

Një megaoperacion është duke u kryer nga Policia e Shtetit, SPAK dhe AMP pas lëshimit të 10 urdhër arresteve.

Në pranga mësohet se janë vënë 4 policë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Kontrolle janë kryer në disa qytete, në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e në zona të ndryshme.


Nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

Sipas burimeve në pranga është vënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka  përfunduar edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Ndërsa oficeri i tretë i arrestuar është Erdit Hazizaj.

Në kërkim është shpallur shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi. Sipas Spak ai është i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve kontrollet janë kryer gjatë dy ditëve të fundit./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori