Gjykata Supreme e Kosovës me vendimin e 22 janarit 2025 ka kthyer në rigjykim te Gjykata e Apelit rastin e vrasjes në lokalin “City Club” në Pejë ku Granit Elshani ishe dënuar me 24 vite burgim.
“Me miratimin e ankesës së mbrojtëses së të akuzuarit Granit Elshani, anulohet aktgjykimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti Special,… datë 20.09.2024 dhe çështja i kthehet kësaj gjykate në rigjykim”, thuhet në vendimin e Supremes që ka siguruar “Betimi për Drejtësi” .
Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke e dënuar Elshanin e 24 vite burgi për vrasjen në “City Club” në Pejë.
Gjetjet e Supremes
Sipas vendimit thuhet se njëra prej çështjeve të rëndësishme në këtë rast, e që është ngritur nga mbrojtja e Elshanit ka të bëjë nëse veprimet e zyrtarëve policorë kur kishin hyrë në shtëpinë e Tahir Hyseni në ditë kritike dhe kishin sekuestruar armën a ishin në harmoni me dispozitat ligjore.
Gjë që gjykata e shkallës së dytë sipas Supremes del të mos e ketë paraqitur arsye të mjaftueshme dhe të qarta por është mjaftuar me konstatime të përgjithësuara që janë identike me aktgjykimin e shkallës së parë kur Elshani ishte dënuar fillimisht.
Po ashtu, sipas Supremes del se Apeli nuk ka vlerësuar pretendimet ankimore të mbrojtës së Elshanit por është mjaftuar me administrimin e provave të bëra nga gjykata e shkallës së parë.
Gjithnjë sipas vendimit të Supremes është e rëndësishme të sqarohet argumentet thelbësore të palëve që duhet të adresohen dhe vlerësohen e që qartazi si aspektet të tilla janë theksuar edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në rastet si: Hiro Balani kundër Spanjës, rasti Van de Hurk kundër Holandës, Heggins dhe të tjerë kundër Francës.
Sipas Supremes Apeli nuk ka adresuar qartë veprimet e zyrtarëve policorë në natën kritike por edhe çështje të tjera që duhet të i trajtoj në rigjykim.
Prandaj sipas Supremes kemi të bëjmë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale që e kushtëzojnë anulimin e vendimit të gjykatës së shkallës së dytë.
Rekomandimet e Supremes
Supremja ka rekomanduar se në rigjykim Apeli duhet të eliminojë shkeljet e natyrës esenciale të dispozitave të procedurës penale duke shqyrtuar pretendimet ankimore të paraqitura në përgjigje në ankesë të ushtruar nga mbrojtja e Elshanit.
Tutje, ka sugjeruar që të saktësohen veprimet e zyrtarëve policorë pastaj për të arritur në një vendim meritor dhe të paraqesë arsye të mjaftueshme lidhur me pretendimet dhe shkeljet tjera për çka duhet Apelit të përkujdeset sipas detyrës zyrtare.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në maj të vitit 2018, i kishte shqiptuar dënim me 25 vjet burgim, Granit Elshanit. Mirëpo, në tetor 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në fjalë.
Pas transferimit të lëndës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Granit Elshani më 14 mars 2023 është dënuar me 24 vite burgim për akuzën se më 2 janar 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh. Këtë vendim e kishte vërtetuar Apeli, por e ka kthyer në rigjykim Gjykata Supreme.
Por, Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykimin e dytë më 30 nëntor 2023, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, Elshani akuzohej se më 2 janar 2010 në diskotekën “City Club”, në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë