Rita Ora dukej e freskët dhe me stil teksa u pa duke u larguar nga festa para-‘Oscars’ në Alba, Los Angeles, të premten në mbrëmje.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 34 vjeçe, bëri një dalje plot stil e veshur me një xhaketë sportive në ngjyrë të kuqe dhe krem, të kombinuar me një fund të zi të gjatë prej lëkure me një të çarë në këmbë.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një orë ari, një byzylyk të përshtatshëm, syze dielli trendi me xhama të verdhë dhe një kapelë të kuqe sportive, shkruan DailyMail.
Për të përfunduar kombinimin, Rita mbante sendet e saj thelbësore në një çantë të zezë me rrip të gjatë dhe veshi çizme të zeza prej lëkure që arrinin deri në gjunjë.
Ajo dukej në humor të mirë pas mbrëmjes glamuroze, duke buzëqeshur teksa largohej nga lokali.
Dalja e saj vjen pasi ajo u shfaq me një fustan elegant dhe të ngushtë pas trupi për spektaklin ‘The Masked Singer USA’, të mërkurën.
Ylli, i cili është anëtare e jurisë në këtë spektakël, bëri përshtypje me një fustan mbrëmjeje me xixa në ngjyrë ari dhe të zezë, i cili i nxirrte në pah format e saj.
Veshja e saj vezulluese përfshinte një dizajn me jakë halter dhe një pjesë të hapur në formë zemre në pjesën e përparme, përpara se të kalonte në një fund të gjatë të zi deri në dysheme.
Rita rrezatoi sharmin e Hollywood-it duke shtuar dorashka të gjata prej kadifeje të zezë, të kombinuara me një byzylyk të trashë ari mbi to.
Ajo gjithashtu e aksesorizoi dukjen e saj me vathë të gjatë të zbukuruar me gurë dhe një grim dramatik që theksonte bukurinë e saj natyrale.
Këngëtarja i kishte mbledhur flokët e saj të gjatë bionde në një stil voluminoz, ndërsa pozonte për një sesion fotografik në Instagram.
Duke ndarë një përzgjedhje fotosh mahnitëse me 16.2 milionë ndjekësit e saj, Rita shkroi: “Kush po e shikon sonte? Është ‘Rat Pack Tribute Night’ dhe finalja e Grupit A!”.
Bukuroshja bionde ka qenë pjesë e jurisë në versionin britanik të këtij spektakli që nga premiera e tij në vitin 2020, para se të zëvendësohej nga Maya Jama këtë vit.
Ndërkohë, viti 2023 shënoi debutimin e Ritës në versionin amerikan të spektaklit, ku ajo zëvendësoi Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në shfaqjen “Sunset Boulevard” në West End. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Pse ia përmendin thikat Gjestit? Leonardo sqaron ngjarjen që ndodhi edhe në Big Brother të Kosovës

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë