LAJMI I FUNDIT:

Njomza Emini në krye të Komitetit Paralimpik edhe për katër vjet

Njomza Emini në krye të Komitetit Paralimpik edhe për katër vjet

Në Kuvendin Zgjedhor i Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), të mbajtur në Prishtinë, delegatët votuan unanimisht për presidente të KPK-së edhe një mandat katërvjeçar Njomza Eminin, e cila drejton KPK-në që nga viti 2011.

Komiteti Paralimpik i Kosovës ka njoftuar me anë të një komunikate zyrtare se Njomza Emini është zgjedhur përsëri presidente, teksa ka treguar edhe të zgjedhurit e tjerë në pozita.

“Në Kuvendin Zgjedhor i Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), të mbajtur në Prishtinë, delegatët votuan unanimisht për presidente të KPK-së edhe një mandat katërvjeçar Njomza Eminin, e cila drejton KPK-në që nga viti 2011”, shkruan fillimisht në komunikatë.


“Gjatë udhëheqjes së saj, KPK-ja ka shënuar suksese të mëdha, duke kulmuar me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në Komitetin Paralimpik Evropian. Po ashtu, falë angazhimit të saj dhe mbështetjes nga stafi dhe partnerët, Kosova viti që shkoi ka debutuar në Lojërat Paralimpike Paris 2024”.

“Me përkushtim të vazhdueshëm, Emini ka punuar për ngritjen e lëvizjes paralimpike në vend, duke siguruar mbështetje nga institucionet dhe partnerët privatë për zhvillimin dhe promovimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara”.

“Gjatë këtij Kuvendi, delegatët votuan edhe për zgjedhjen e zëvëndspresidentit dhe anëtarëve të Bordit. Në postin e zëvëndëspresidentit të lëvizjes paralimpike në Kosovë u rikonfirmua Daut Tishuki, ndërkaq anëtarë të bordit u zgjodhën: Drilona Islami, Rinor Ymeri, Flutura Beka, Grevist Bytyqi, Murat Murati, Diana Hoti, Ganimete Morina, Avni Kelmendi, Adelina Emini dhe Driton Muharremi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Ndërkombëtare
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha

Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha

Ndërkombëtare
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Kalo në kategori