LAJMI I FUNDIT:

Qeni ra nga dritarja, fqinji e shpëtoi me kuti kartoni

Qeni ra nga dritarja, fqinji e shpëtoi me kuti kartoni

Para disa ditësh, në Guarulhos të Brazilit, një qen pothuajse pësoi një fat tragjik pasi doli nga dritarja dhe mbeti i varur në grilat e saj.

Për fat të mirë, fqinja Yasmin Saraiva reagoi shpejt dhe e shpëtoi atë duke përdorur një kuti të thjeshtë kartoni.

Siç raporton The Dodo, Yasmin vuri re një grup njerëzish të mbledhur jashtë dritares së saj dhe ajo që pa e la pa fjalë. Qeni nga apartamenti mbi të ishte varur në grila dhe mund të binte nga momenti në moment, me pasoja fatale.


“Nuk pata kohë të mendoja, thjesht reagova”, tha Yasmin për The Dodo dhe shtoi se “shikova rreth e rrotull dhe pashë një kuti”.

Pamjet e shpëtimit dramatik, të cilat po përhapen në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur Yasmin e kapi me sukses qenin me kutinë në çastin kur ai humbi fuqinë dhe filloi të binte.

Mediat lokale, si Jornal Guarulhos Hoje, e shpallën Yasmin si “heroina që shpëtoi jetën e qenit falë veprimit të saj të shpejtë”. /Telegrafi/