LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Nuk pres që rezoluta në OKB të ketë pasoja në rrugën tonë drejt BE-së

Mucunski: Nuk pres që rezoluta në OKB të ketë pasoja në rrugën tonë drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nuk pret që rezoluta e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, e përgatitur nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkësponsor i së cilës ishte vendi, të ketë pasoja për anëtarësimin tonë në BE.

“Sinqerisht nuk e pres. Është fakt që aleatët ndonjëherë mund të mos bien dakord për disa çështje, por është fakt që një ditë pas kësaj rezolute, kur SHBA dhe Franca ishin në anët e kundërta, Presidenti Macron shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të parë Presidentin Trump dhe tha se Franca dhe SHBA janë gjithmonë në anën e duhur të historisë. Fakti është se këto shtete anëtare, disa prej tyre, kanë mundur të votojnë kundër kësaj rezolute në Këshillin e Sigurimit, e disa prej tyre kanë mundur të vënë veton ndaj saj, por kanë vendosur që të mos e bëjnë këtë”, tha Mucusnki.

Ai tha se rezoluta e Ukrainës ka pushuar së qeni e vlefshme sipas parimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.


“Në momentin kur BE-ja humbi konsensusin për rezolutën e Ukrainës, ishte rezoluta e parë që u dorëzua. Ajo rezolutë pushoi së vlefshmi sipas parimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Së pari u shfaq rezoluta e Ukrainës dhe pas saj pati konsensus dhe ne ishim gati ta mbështesnim në atë moment, pas asaj rezolute doli një rezolutë e dytë e SHBA-së. Ndërkohë, konsensusi brenda BE-së ka humbur. Që do të thotë se rezoluta nuk mbështetet institucionalisht nga BE-ja”, thotë Mucunski.

Ai theksoi se kur bëhet fjalë për Ukrainën, RMV ka qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj të saj që nga momenti i nisjes së këtij konflikti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori