Adem Nimani
Historia e leshit është e lashtë sa vet njeriu! Leshi shoqëroi njeriun që nga lindja. Manifaktura e parë fillon me përpunimin e leshit. Megjithëse ka mjaft shënime për rëndësinë e leshit në jetën e njeriut, është me rendësi që herë pas here të shkruhet e të lexohet kronologjia e përdorimit dhe e përpunimit të leshit. Pambuku, liri e konopi filluan të kultivohen shumë më vonë, dhe krejt në fund u zbuluan fijet sintetike të cilat konkurruan dhe tejkaluan të gjitha prodhimet nga leshi, pambuku, liri e konopi. Zbulimi i plastikës jo vetëm që zëvendësoi leshin, por nga fijet plastike sintetike filluan të prodhohen e të zëvendësohen të gjitha prodhimet e leshit, pambukut, lirit e konopit. Plastika, megjithatë mbetet mbrapa prodhimeve të leshit për shkak se u dëshmua ndotëse e madhe e ambientit dhe jo e shëndetshme sa leshi. Kështu industria e leshit vazhdoi punën në konkurrencë të fortë me plastikën. Leshin. pambukun, lirin dhe konopin, i bashkoi me sukses industria përpunuese. Përkundër shumë dobësive të plastikës, ajo ia doli të përdorët edhe shumë përtej industrisë së tekstilit. Plastika, jo vetëm që u përhap shumë, ajo edhe në njëfarë mënyre pengoi zhdukjen e shumë specieve që akoma vazhdojnë të mbesin të rrezikuara për zhdukje, mu për shkak të lëkurës së tyre.
Historia e kulturës së përpunimit të lëkurës dhe leshit ka lidhje me fillin e zbatimit të drejtësisë, së pari përbrenda vetë familjes
Sa herë përmendet fjala lesh, tek njeriu ynë, pa kurrfarë zori, zgjon njëfarë ndjenje të çuditshme turpi.
Pse fjala lesh zgjon ndjenjë turpi?
Historia e zhvillimit dhe e përparimit të njeriut lirisht mund të matet me shkallen e përparimit të përpunimit dhe të përdorimit të lëkurave dhe të leshit.
Pasi nuk ka lesh pa lëkurë, këto dy fjalë i gjejmë bashkë në çdo fjali ku flitet për prodhimet që nxirren prej tyre.
Shumë fjalë që përdorim pa ndërprerë nder shekuj, kanë origjinën nga leshi.
Leshi ka rrënjët në lëkurë.
Nuk është zor të pranojmë se trualli kur rritet leshi është lëkura. Lëkura, leshi, letra, libri, liria, lapsi, letërsia, lektura, leximi, literatura, lumturia, lehona, lezeti, lumi, liktyra, të gjitha këto fjalë kanë një shtrojë, dhe bazën e kanë në një truall ( lëkurë-letër). Edhe shtresa e sipërme e tokës ku jetojnë e rriten të gjitha gjallesat, edhe vet bimët, është njëfarë lëkure gjigante që mbështjellë gjithë rruzullin tokësorë.
Edhe vet shkronja L, ka historinë e vetë dhe formën unike, interesante, që e dallon nga shkronjat tjera.
Temë qendrore e shënimit është leshi i deleve, dhe jo aq për përdorimin e tij, sa për drejtësinë që solli me ndarjen e tij për çdo anëtar të familjes.
“Qoftë për hise të leshit”!
Fjalën e urtë; “Qoftë për hise të leshit” e kemi dëgjuar shpesh edhe në kuvende burrash të urtë, kur ndahej ndonjë drejtësi. Kështu, (kjo fjalë-emër), zuri vend edhe në shumë mesele që përdoreshin nëpër tubime gëzimi, në dasma dhe ndeja odash, apo kuvende burrash ku ndahej ndonjë drejtësi.
Për nga rëndësia që kishte për jetën e njeriut, leshi mund të renditej fill pas ushqimit, ajrit dhe ujit.
Kur flitet për rëndësinë që kishte leshi për mbrojtjen fizike të trupit të njeriut, për shekuj të tërë, zë vendin e parë, pa asnjë dyshim. Nëse njeriu nuk mund ë jetonte pa ushqim, ajër dhe ujë, nuk do t’ia dilte dot të jetonte pa lesh. Pambuku, liri e konopi filluan të kultivohen e të përdorën shumë më vonë. Për shumë shekuj, nga përpunimi i leshit me dorë, doli e u zhvillua një industri e tërë e prodhimeve të llojllojshme prej tij.
Vetëdijesimi i njeriut për ndarjen e leshit në familje solli rregulla e drejtësi që nuk u tejkaluan me shekuj.
Ndarja e drejtësisë filloi në familje dhe drejtësia që njohim sot i ka rrënjët në lesh.
Kjo temë, në plan të parë duket si tallje, por nëse kthehemi andej kah fazat e zhvillimit të njeriut, gjejmë fakte të prekshme për origjinën e përbashkët të aq shumë shprehjeve që kanë burimin nga fjala LESH.
Fjalët: lëkura, leshi, letra, lapsi, libri, letërsia, leximi, literatura, lektura, liktyra, deri të fjala LIRI, kanë lidhje organike mes tyre. Të gjitha këto nocione (fjalë), kanë origjinë të lashtë dhe kanë ndihmuar njëra tjetrën për shekuj me radhë. Leshi e ka pasuruar edhe krijimtarinë letrare e artistike më shumë shprehje e metafora se çdo fjalë tjetër.
Që nga shfaqja e njeriun duke ecur vertikalisht, leshi u bë shoqërues i tij. Dihet mirë se njeriu vishej me lëkura kafshësh që vriste në gjueti për ushqim. Njeriu kaloi kohë të gjatë derisa mësoi përpunimin dhe shfrytëzimin racional të lëkurave dhe leshit.
Mund të kenë kaluar shekuj derisa njeriu mësoi tharjen(terjen) e lëkurave.
Njeriu në vazhdimësi kuptoi rëndësinë e leshit për jetën e tij dhe kështu filloi të mendonte ditë e natë për të nxjerrë nga leshi prodhime të domosdoshme për jetë. Leshi u bë kështu rojë e mbrojtës i trupit të njeriut.
Njeriu pa se aty ku mungonte leshi, lëkura dëmtohej më lehtë dhe më shpesh.
Çdo përpunim i mëtutjeshëm i leshit sillte risi dhe të mira të tjera për njeriun.
Njeriu mësoi vonë terjen (tharjen e regjjen ) e lëkurave.
Procesi i përpunimit t lëkurave ishte tepër i rëndësishëm.
Lëkurat, nëse nuk tereshin si duhet, qelbeshin shpejt, kalbeshin dhe shkapërderdheshin..
Lëkurat duhet të thahen(teren), në mënyrë që ato të bëhen të përshtatshme (elastike) e të përdorshme për veshje.
Njeriu pa se përdorimi i lëkurave ishte i pamundur pa kaluar në të gjitha fazat e përpunimit adekuat, që quhet regjje lëkurash. Me përsosjen e përpunimit të lëkurave dhe të leshit u zhvillua një industri e tërë në gjithë botën.
Kujdesi për mbajtjen, rritjen dhe shumimin e deleve përkrah njeriut ndryshoi shumëçka në jetën e tij.
Sa më shumë që përsosej teknologjia e përpunimit të leshit, shtohej numri i prodhimeve nga leshi.
Prodhimet nga lëkura dhe leshi edhe sot e gjithë ditën përdoren kudo dhe janë mjaft të shtrenjta.
Industria e përpunimit të leshit dhe lëkurave, megjithëse u zhvillua në hap me përparimet e teknologjisë, derisa u zbulua plastika, nuk arrinte të plotësonte gjithë nevojat e njerëzimit për këto prodhime.
Kjo industri mbeti e pangopur dhe vështirë i plotësonte nevojat e njerëzve. Vetëm pas zbulimit të plastikës, stagnoi ngritja e vazhdueshme e çmimit të prodhimeve të lëkurës.
Plastika e përpunuar, gati i afrohet prodhimeve të lëkurës, dhe sot është goxha zor të dallohet nga prodhimet e lëkurës së natyrshme.
Megjithëse u zbuluan shumë prodhime plastike, lëkura dhe leshi, edhe më tutje mbeten konkurrente të fuqishme në industri prodhuese.
Megjithëse kritikohet plastika për ndotje të ambientit, prodhimet nga plastika ndihmuan shpëtimin e specieve të ndryshme që ishin rrezikuar për shkak të lëkurës së tyre.
Edhe historia e shkronjave lidhet me lëkurën.
Njeriu kur kishte parë se shkronjat nëpër gurë apo pllaka llaçi të pjekur, nuk mund të transportoheshin nga një vendi në një vend tjetër, shkrimi hasi në pengesë të madhe. Duhej të shkruhej mbi diçka që qëndron gjatë dhe që ka peshë më të lehtë.
Për fillim ishte lëkura e regjur mirë. Edhe kjo mënyrë, me shtimin e testamenteve të shkruara deri të librat e para u pa se nuk qe ndonjë zgjidhje afatgjate deri të letra.
Edhe shkronjat e para njeriu i shkroi mbi lëkurë. Janë ruajtur e janë gjetur testamente të shkruara mbi lëkurë. Papirusi e pasoi lëkurën duke i parapri letrës që do të zbulohej e përpunohej në shekujt që pasuan.
Zor se dikujt mund ti ketë shkuar mendja sa i kanë shërbyer letërsisë aq shumë shprehje që kanë dalë, pikërisht nga leshi dhe lëkura.
Edhe drejtësia i ka themelet nga ndarja e leshit dhe lëkurave.
Kjo temë do studim të thjeshtë. Jeta e njeriut nisi e vazhdoi të mbrohet pikërisht nga lëkura dhe leshi.
Pse fjala lesh zgjon njëfarë ndjenje turpi, mund ta përfytyrojë çdo kush. Dihet mirë se leshi mbinë nga lëkura, dhe mbron organizmin e gjallë brenda trupit. Roli i leshit të cilin ja ka falë natyra njeriut, është i pazëvendësueshëm.
Me kalimin e kohës, ndarja e leshit bëhej me drejtësi.
Leshi dhe lëkura i shërbenin njeriut për veshje. Më pastaj lëkura që përdorë edhe për të shkruar mbi të.
Njeriu, thuajse ka harruar ndihmën që ka marrë nga lëkura dhe leshi.
Letërsia lidhi me shkronja çdo fjalë, në mënyrë që njeriu të mos harronte rëndësinë e lëkurës dhe të leshit.
Origjina e luftës së njeriut për liri fillon nga lëkura. Shumë fjalë të urta kanë origjinën nga leshi.
Përpunimi dhe përdorimi i leshit të deleve e ka ndihmuar edhe fjalorin e njerëzve dhe atë e ka pasuruar me shumë fjalë të urta, plot kuptim, ndonjëherë edhe komik. Po për të njohur punën e përdorimit të leshit të deleve, por edhe të dhive, nevojiten goxha do njohuri paraprake.
Ndarja dhe përpunimit i leshit të deleve në familje ishte me rëndësi dhe duhej të bëhej me drejtësi. Çdo anëtar i familjes duhet të vishej nga prodhimet që punoheshin nga leshi, ndërsa të mbathurat bëheshin nga lëkura. Familjet kishin nga dy e deri edhe njëqind e më shumë anëtarë. Numri i deleve varej nga mundësia e një familjeje sa mund të ushqente e të kujdesej si duhet për to. Jo rrallë, numri i deleve mund të ishte në përpjesëtim me numrin e anëtarëve të familjes apo edhe më pak. Historikisht, ka fakte se me mijëra vjet numri i bagëtisë për familje, nuk ka rënë nën numrin e anëtarëve të familjes, por vazhdimisht është rritur duke parë leverdinë që kishte njeriu nga rritja e sasisë së leshit, qoftë për prodhime për nevojat e familjes e pastaj edhe për shitje në treg.
Kur i zoti i shtëpisë mund të kishte nga një, dy apo më shumë djem të martuar. Secili qift bashkëshortor mund të kishte një dy apo më shumë fëmijë.
Leshi ndahej për kokë të secilit anëtar të familjes që jetonin në bashkësi. Sasi e njëjtë leshi i ndahej sa një fëmije, aq edhe të zotit të shtëpisë. Ishte kjo ndarje e caktuar në këtë formë, e llogaritur mirë me drejtësi. Kur numri i bashkave të leshit ishte i barabartë me numrin e anëtarëve të familjes, secilit i takonte nga një bashkë lesh.
Nëse një qift bashkëshortor akoma nuk kishin fëmijë, kur ndahej leshi, atyre u takonin dy bashkë, qiftit tjetër që kishin një fëmijë i ndaheshin tri bashkë, e kështu me radhë. Edhe për fëmijën që ishte gjallë në barkun t nënës ndahej një bashkë lesh sikur për fëmijën e lidnur. Mosha nuk ishte përcaktuese e sasisë së leshit, por numri i anëtarëve të familjes.
Përpunimi i leshit të deleve fillonte fill pas ndarjes së leshit. E zonja e shtëpisë, nëse kishte nevojë, ua shpjegonte detyrat rejave të saj. Pas ndarjes së leshit, secila grua punëtore fillonte të dallohej menjëherë.
Së pari lahej leshi i deleve. Nëse ishte ndonjë dele galë, leshi i saj ndahej nga leshi i bardhë. Leshi i galave (dele që ishin të rralla, por që në të shumtën e rasteve në tufat mesatare e të mëdha të deleve kishte edhe dele të zeza (që quheshin gala).
Leshi, pasi lahej me kohë, ç’ prishej për ta bërë gati për lënurje.
Dallohen këto fazat e përpunimit të leshit.
1.Në pranverë, sapo delet lëshohen në fushë, kur fillon të përtërihet bari, bëhet PERVJELJA (nën qethja) e deleve. Sasia e leshit të mbledhur ne këtë fazë është më e vogël. Leshi i përvjelave konsiderohet jo aq cilësor sa leshi i bashkave. Leshi i të përvjelave përdorej për thurjen e prodhimeve më pak të qëndrueshme.
Qethja e plotë e deleve bëhej ë stinën e verës, diku në fund të qershorit apo në fillim të korrikut.
Sasia e bashkave ndahej baras për secilin anëtar të familjes. Familjet punëtore, sipas rastit, vetë e përpunonin leshin edhe kur kishin numër më të madh delesh. Detyrën e përpunimit e caktonte i zoti i shtëpisë sipas nevojës. Ai në rast nevoje mund ta shiste në treg gjithë sasinë e leshit të një viti, por gjithnjë duke pasur parasysh nevojat e secilit anëtar të familjes
Hisja e leshit i takonte edhe çdo vajze, qoftë ajo e fejuar apo jo.
Atyre vajzave të fejuara në të shumtën e rasteve ju ndanin hisen e leshit edhe në familjen e djalit kur do të shkonte nuse.
Në raste të caktuara, Vashës së fejuar, qoftë në familjen e saj apo të burrit, i ndanin sasi më të madhe leshi për të mbaruar çejzin. Në jo pak raste, një mik nuk ia pranonte mikut leshin pa larë, apo pa lenuar.
Në këso rastesh, gati çdo herë, barra e përpunimit të leshit, deri të shtëllunga, i takonte familjes së djalit. Aq shumë ishte i lidhur përpunimi i leshit me jetën e zakonshme sa nuk paramendohej që dikush të mos mbante disa dele për nevojat elementare të familjes. Ata njerëz, burra e gra, që ishin punëtor, dalloheshin menjëherë në këtë zinxhir të përpunimit.
Përparimi i teknologjisë solli edhe lehtësimin e përpunimit të leshit.
Në fazën e parë, lënurja ka qenë tepër e vështirë deri sa ishin zbuluar KERHANTË (janë çdo herë dy kerhanë). Për zor, mund të lënuret leshi edhe me një kerhanë, por është ma vështirë për lësh lënurësen. Dolën makina për lësh lënurje. Ato lehtësuan shumë procesin e përpunimit. Lesh lënurësi mund të paguhej edhe me lesh (kur bëhej leshi shtëllunga, caktohej edhe çmimi që duhej paguar.
- Kur behej leshi shtëllungë, fillonte procesi tjetër i përpunimit, që quhej tjerrje.
Emri i prodhimit e caktonte edhe modelin e tjerrjes. Madje kur pambuku akoma ishte i paarritshëm, tjerri i leshit behej me forcë të caktuar për lloje të caktuara të prodhimit. Caktohej trashësia, por edhe forca e tjerrit.
Janë dy lloje tjerri që përdorën për gjatësi të konsiderueshme. Ato kanë emrat INI DHE TYMNI.
INI endet me fije nga një grua që njeh mirë ketë proces përpunimi, por nuk konsiderohet punë aq e komplikuar. Faza e parë e ENDJES se fijeve, vlerësohet të jetë më e lehtë dhe atë mund ta bënte gati çdo grua fshati me pak përvojë. Derisa endjen e pëlhurave e njihnin një numër më i madh grash, mlimin(geg.) e dinin fare pak femra sepse ishte punë shumë më e komplikuar. Nga ky proces i përpunimit të leshit, ka dal edhe fjala e urtë: (anekdota)
“Nëse kërkoni një grua që di me endë, do të gjeni kudo, por nëse kërkoni një grua që di me mlua, është zor ta gjeni në tri katunde”!
Nga ENDJA ( përgatitja e tjerrit për të thurë pëlhurë leshi) rrjedhë edhe fjalia e njohur ( fjala e urtë popullore) :
“Nëse kërkoni gra që dinë me end (me bajt fjalë) mund të gjeni sa të doni fund e krye katundit”
Kur vjen faza e dytë e përgatitjes për të filluar punimin e pëlhurës, ai proces quhet me “mlue”-geg. mbulua ( pëlhura).
Mlimi ( mbulimi) është proces shumë më i ndërlikuar dhe pak ndonjë grua e njeh.
Edhe nga ky proces doli mendimi tjetër i artë.
Me kohë dallohej gruaja punëtore( geg. e vyme ose e vyeme) ose një grua pa-punëtore. Emri i gruas punëtore njihej shumë më shpejt edhe përtej fshatit. Po aq njihej edhe emri i atyre grave pa-punëtore.
(Edhe pemët ndaheshin sipas numrit të anëtarëve të familjes e jo sipas moshës as sipas gjinisë. Pemët ndaheshin me sasi(peshë) apo qoftë edhe me kokrra. Krejt ndarja e drejtë varej nga sasia e një prodhimi apo e pemëve.
Leshi i ndarë së pari lahej mirë. Jo pak herë ndonjë nga gratë e familjes që nuk e lanë me kohë leshin e deleve për ta përpunuar tutje, mbetet mbrapa në procesin e përpunimit dhe kështu leshi palarë mund të kalbet. .
Ndarja dhe përpunimi i leshit në familje nxirrte në pah vlerat e atyre që merreshin me këtë punë. Pas ndarjes, nëse punët venin mbarë, nuk shfaqeshin probleme. Nëse kishte ngecje, ato i shkonin në vesh të zotit të shtëpisë. Ai për kohë të pacaktuar e heshtte këtë, por herë pas herë pëshpëriste fjalinë metaforike:
“Qoftë për hise të leshit”.
Kur një familje kishte më shumë lesh se që mund ta përpunonte, i zoti i shtëpisë e shiste në treg. Leshi i larë shitej më shtrenjtë se leshi pa larë. Ndonjë grua që nuk dinte apo nuk mund e përpunonte gjithë sasinë e leshit qe i kishte ra hise, e shiste apo ia jepte gjysmën e sasisë tjetrës grua për ta përpunuar. Shumica dërmuese e fshatarëve që jetonin në viset malore në të shumtën e rasteve siguronin jetesën nga delet.
Çdo grua fshati që behej e njohur për përpunimin e leshit gjente më shumë punë dhe ashtu edhe fitonte më tepër se një grua tjetër që nuk punonte. Me kohë dalloheshin gratë që bashkëpunonin për të krye përpunimin dhe prodhimin e pëlhurave e prodhimeve tjera nga leshi. Me kohë dalloheshin edhe tjerrëset e mira dhe ato më të dobëta.
Endja dhe thurja e zhgunit (pëlhurë nga leshi).
Zhgun quhej ai lloj i pëlhurës së leshit të deles që finalizohej dhe ishte i gatshëm për ta prerë e qepur sipas porosisë dhe moshës së individit. Kështu nga zhguna, priheshin e qepeshin tirq e mitan të bukur që dekoroheshin skajeve me gajtan të zi. Rrobaqepësit e asaj kohe kishin mjaft punë dhe ata dalloheshin sipas përvojës. Dikush që qepte më bukur, edhe paguhej më mirë. Edhe rrobaqepësit pa përvojë të duhur përparonin dhe nuk mbeteshin pa punë, pasi masa popullore kishte nevoja të vazhdueshme për prodhimet nga leshi.
Çdo zbulim i ri i ndonjë vegle a parafabrikati depërtonte shumë shpejt. Kështu zhguni filloi të prodhohet në fabrikat e para. Edhe shkelja e zhgunit ishte e nevojshme për prodhime me të mira. Kështu disa punë të renda ju hoqën grave nga dora. Qepja e zhgunit kaloi nëpër shumë faza deri në përsosje e dizajn. Pamja e këtyre prodhimeve nuk është ruajtur në të gjitha fazat e zhvillimit dhe mungojnë format e shumta të kësaj punë nëpër shekuj.
Leshi dhe humanizmi
Kishte familje që kishte gra punëtore. Bëheshin të njohura shumë shpejt dhe ato me kohë nuk mbeteshin kurrë pa punë. Atyre jo pak herë edhe fqinjët që kishin mundësi u falnin lesh që edhe ato të thurin rroba për fëmijët e tyre. Bashkëpunimi e humanizmi ju jepte edhe punë edhe përfitim.
Është interesant se nga ky bashkëpunim që ka ekzistuar moti, janë krijuar edhe shumë mendime filozofike popullore që kanë marr kuptim të caktuar figurativ. Për pëlhurën e leshit, se pari duhej të përgatitej “ini”. Ky tjerr sihet i dendur fort dhe duhej të ishte nxjerrë nga bashka e leshit që vlerësohej që ka leshin cilësor. Tjerri tjetër që thurej quhej tymen dhe ishte dukshëm më i butë.
Dallimi mes INIT dhe TYMNIT është i dukshëm. Derisa fillon punimi i pëlhurës a zhgunit në vek, llojin e tjerrit dhe ciliësinë e dallonin sakt vetëm ato gra që kishin bërë përvojë të gjatë në punën përkatëse.
INI duhet të endet me fije të gjata e të mbështillet në shul, i cili vendoset në vek duke i depërtuar ato fijet e gjata e më të forta, nëpër liq e shpatëz. Tymni ka trashësi e dendësi të ndryshme ashtu siç mund të ketë edhe shumë ngjyra. Tymni sipas nevojës edhe pritet në copëza të vogla që quhen cukla dhe përdoren për jana e sixhade. Janat janë shtroja leshi të thurura me mjeshtri të madhe dhe krejt të punuara me cukla ngjyrash kon formë modelit të luleve a figurave të paracaktuara me porosi.
Me kalimin e kohës, fijet e init janë ble të gatshme dhe ishin nga pambuku i cili kur tirret mirë del të jetë me i fort dhe më i qëndrueshëm se leshi. Fijet e INIT janë bërë edhe nga konopi e lini(për shkak se ato i bënin me të qëndrueshme prodhimet e leshit. Ini është tjerrë edhe nga leshi kur njerëzit nuk kishin ndonjë zgjidhje tjetër (zëvendësim).
Nga leshi prodhoheshin shtroja të ndryshme si: qilima, jana, sixhade, edhe mbuloja leshi për nevojat e njeriut. Janë prodhuar edhe strukat për mbështjelljen e bebeve. Edhe shokëza me të cilën lidhej bebja në djep. Nga leshi janë prodhuar çorape të shumë lojeve: çorape normale, të shkurta, të mesme, të gjata deri në gju, meste ( shputa) dorëza leshi, done(tlina) nga leshi e deri te plisi. Të gjitha këto prodhime, sa më shumë që përsoseshin, ato dallonin edhe sipas trashësisë së tjerrit të leshit. Pastaj dallonin prodhimet e buta dhe më të forta. Krejt këto prodhime me kohë zunë vend edhe në treg. Prodhoheshin edhe duqi ( me dy pjesë me formë thasësh) për të bartur pesha të caktuara, prodhimesh të caktuara. Prej kur filloi përpunimi i leshit, asortimenti i prodhimeve u shtua vazhdimisht gjithë deri sot. Nga leshi filluan të punohen edhe vepra të bukura arti(tapiceri). Kjo punë mjeshtërore nuk ishte e lehtë. Arti gjeti vend gati në të gjitha prodhimet e leshit. Edhe sot shohim shtroja( tepih) leshi thurur e qëndisur sipas vizatimeve të zgjedhura.
***
Krejt me qellim të mirë, kemi shënuar një rrëfim të një vashe nga një fshat i Kosovës që kishte pasur fatin të martohet në Lezhë (Lesh). Në periudhën e fundit të pushtimit osman të trojeve shqiptare, kjo martesë në njëfarë distance për kohën, ishte një ngjarje interesante. Tregonin se kur ajo nuse e martuar në Lezhë, kur kishte ardhur në vendlindje, shoqeve ju kishte treguar si quhet vendi ku është martuar.
Atij shehri po i thoshin Lesh, iu kishte treguar shoqeve, duke i shkuar buza në gaz.
Fjala lesh, megjithëse ishte aq e përhapur, atë e përdornin me kujdes, gjoja për të mos u keqkuptuar nga ndonjëri që mund të ishte i pranishëm në bisedë
Vetvetiu shtrohet pyetja kujt ju kishte tek ta ndryshonte emrin Lesh dhe ta zëvendësonte me emrin e sptem, Lezhë? Ish kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Haxhi Lleshin, shqiptarët e Kosovës e kanë quajtur Haxhi Leshi ( mbiemër ky që ishte modifikuar në ndërkohë, me fjalën Lleshi, hiq pa ndonjë bazë bindëse e
Madje, qyteti i Lezhës në Shqipëri, për shekuj me radhë është quajtur Lesh. Kemi mësuar, se romakët e quanin Lissus.
Për shekuj të tërë edhe gjatë gjithë pushtimeve të huaja, në Lesh ekzistonte tregu i madh i leshit. Tregtarët shisnin leshin dhe prodhimet e punuara nga leshi.
Fjala lesh nuk është e turpshme.
Në Lesh (Lezhë), tregtarët nga shtetet e ndryshme të kohës, merrnin sasinë më të madhe të leshit dhe prodhimeve të leshit që ofronte ky treg, dhe e dërgonin në vendet e tyre.
Çfarë të keqeje pati ky emër për ta ndryshuar?
Shqip më bukur tingëllon emri Lesh se Lezhë.
Nuk besoj se emri Lezhë ka ndonjë bazë të pranueshme shkencore, përveç që kjo u bë nga teket e dikujt, krejt pa lidhje, apo ndoshta, më thjeshtë, dikujt, dikujt, i vinte marre të thoshte: “Jam nga Leshi”! kur duhej të tregonte vendbanimin ku jetonte.
Leshi si qendër tregtare ishte buzë deti dhe ky fakt e bënte atë port të rëndësishëm të anijeve tregtare të kohës edhe shumë më larg Shqipërisë.
Se kujt i shkrepi në mendje për ta quajtur Lezhë, kjo nuk dihet saktë, por ky emërtim del të jetë shumë i ri dhe ndodhi ashtu pikërisht kur dikujt i ka penguar, apo e ka konsideruar turp për veti që të thoshte : Jam nga Leshi, apo quhem Haxhi Leshi. Çka ka të keqe këtu?! Nuk shoh asnjë të keqe tek emri Lesh, përkundrazi ky është emër burimor shqip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet