LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon dy armë zjarri në Shtime

Policia konfiskon dy armë zjarri në Shtime

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë gjahu dhe një pistoletë në dy aksione të ndara në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, më 27.02.2025, rreth orës 10:00, Policia në Shtime ka pranuar informatën se një person 26-vjeçar në fshatin Godanc posedon një armë gjuetie pa leje.

Ndërsa, rreth orës 16:10 Policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën “Komandant Kumanova” një person 17-vjeç, posedonte një armë zjarri (pistoletë).


“Pas veprimeve operative, hetuesit policorë, të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Policia thot se mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori