LAJMI I FUNDIT:

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, proces ky që sipas KQZ-së, do të përfundojë sonte.

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, thanë për KosovaPress nga KQZ-ja.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë përditësim në faqen zyrtare të këtij institucioni.


Të dhënat e fundit që janë publikuar, sa i përket votave në përfaqësitë diplomatike, është më 26 shkurt në orën 23:48.

Sipas KQZ-së, pasi të përfundojë numërimi i këtyre votave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me postë.

Sipas të dhënave që aktualisht janë të publikuara, sa i përket votave në përfaqësitë diplomatike, nga 44.19 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe alternativa ka 81.89 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës më 7.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 5.75 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 1.54 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Kalo në kategori