LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën jashtë objektit të Gjykatës në Bielefeld të Gjermanisë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

Gjatë të shtënave me armë zjarri, u plagosën disa persona, mes tyre edhe vëllai i Besar Nimanit. Sipas raportimeve, ai ka marrë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazeta gjermane “Bild” bën të ditur se përveç vëllait të Nimanit, është plagosur edhe babai i të pandehurit për vrasjen e boksierit. Ai dyshohet se është qëlluar në zonën e kraharorit dhe ndodhet në gjendje kritike.


Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova
Lexo po ashtu Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Të shtënat ndodhën rreth orës 13:30, pak pasi kishte përfunduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Huseyin Akkurt, i cili po gjykohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.

Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për sulmin, ndërsa një tjetër person mbetet ende në kërkim.

Ngjarja ka tensionuar më tej situatën rreth këtij procesi gjyqësor, i cili tashmë po tërheq vëmendje të madhe publike dhe mediatike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori