LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Deficiti buxhetor është rekord prej 7.8 miliardë denarë

Filipçe: Deficiti buxhetor është rekord prej 7.8 miliardë denarë
Foto: Ilustrim

Ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të gabuar, në vend të progresit po shohim një krizë të thelluar, shpenzime të pakontrolluara, rënie të investimeve dhe ulje të standardit jetësor, theksoi në konferencën e sotme kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Sa i përket parametrave ekonomikë, Filipçe theksoi se shifrat tregojnë rezultate negative, që është pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë. Rënie kanë shënuar investimet kapitale dhe prodhimi industrial, të cilët duhet të jenë shtytës të rritjes ekonomike.

“Në dy muajt e parë të vitit 2025, realizimi i investimeve kapitale është vetëm 2.43%. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë realizuar 12.1%. Tani investimet në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik janë ndalur plotësisht. Pa investime kapitale nuk ka rritje ekonomike. Është e qartë se qeveria nuk ka kapacitet për të përmbushur asnjë nga premtimet e saj për modernizim dhe zhvillim, edhe pse ky ishte një nga mesazhet e tyre kryesore. Prej katër muajsh prodhimi industrial është në rënie, tregues i qartë se ekonomia po dobësohet. Në dhjetor 2024, rënia ishte 1.4%, në nëntor 3.5%, në tetor 1.1%, dhe në shtator plot 7.9%. Pa një industri të fortë nuk ka rritje dhe zhvillim ekonomik”, tha Filipçe.


Pavarësisht rënies së investimeve kapitale dhe prodhimit industrial, deficiti buxhetor po thellohet, gjë që do të kontribuojë në rritjen e borxhit publik tashmë të rritur.

“Në dy muajt e parë të vitit 2025, deficiti buxhetor arriti në 7,8 miliardë denarë. Shteti shpenzon shumë më tepër se sa mbledh. Qeveria po krijon një hendek të rrezikshëm mes të ardhurave dhe shpenzimeve, të cilat do të duhet të mbulohen me borxhe të reja. Kjo është një recetë për kolaps financiar. Në këtë kontekst, është logjike që edhe borxhi publik po rritet dhe tani është mbi 70% të BPV-së. Qeveria shmang publikimin e shifrave të sakta. Ora e shtetit nuk funksionon dhe Ministria e Financave hesht. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa realisht kemi borxh dhe cilat janë planet për shlyerjen e atyre borxheve”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori