LAJMI I FUNDIT:

Në një barnatore të Pejës, dogana konfiskon mbi 200 lloje të barnave

Në një barnatore të Pejës, dogana konfiskon mbi 200 lloje të barnave

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.

Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë.


“Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, Dogana ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës së besimit 0800 50 095, e cila është pa pagesë dhe garanton anonimatin e raportuesve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori