Policia serbe realizoi një bastisje të martën në zyrat e katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi.
Ky aksion erdhi pas një vendimi të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump në muajin janar për të ngrirë fondet e USAID-it për 90 ditë, si dhe për të ndërmarrë hapa për shpërbërjen e agjencisë, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës.
Prokurori i Shtetit, Nenad Stefanoviq, theksoi se Serbia ka kërkuar informacione nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dyshimet mbi keqpërdorimin e fondeve të USAID-it dhe pastrimin e parave. Kjo kërkesë lidhet me deklarata të zyrtarëve amerikanë, përfshirë presidentin amerikan dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, pas vendimit për ngrirjen e fondeve, shkruan danas.rs.
Departamenti kundër korrupsionit kërkoi nga policia që të mbledhë të dhëna dhe prova për shpenzimet e dyshimta të fondeve të USAID-it, si dhe për dyshimet për pastrim parash. Policia u udhëzua gjithashtu të grumbullojë dokumentacionin rreth donacioneve të USAID-it për katër organizata joqeveritare, transmeton Telegrafi.
Dy nga këto organizata, CRTA dhe Nisma Qytetare, konfirmuan se forcat policore bastisën zyrat e tyre. CRTA, e cila vëzhgon zgjedhjet në Serbi, theksoi se ishte duke bashkëpunuar me autoritetet, ndërsa Nisma Qytetare e cilësoi bastisjen si një sulm të rëndë ndaj të drejtave civile dhe një vazhdimësi të trysnisë ndaj shoqërisë civile.
Bastisjet ndodhin në një kohë kur qeveria e presidentit, Aleksandar Vuçiq po përballet me protesta të rritura kundër korrupsionit, që janë shndërruar në një lëvizje të madhe kundër korrupsionit. Këto protesta janë udhëhequr nga studentë dhe po krijojnë tensione për presidentin serb, që është një mbështetës i fortë i Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
USAID ka investuar miliarda dollarë në vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, duke mbështetur demokracinë, infrastrukturën dhe organizatat joqeveritare, si dhe duke promovuar reformat dhe zhvillimin ekonomik. Sipas opozitës dhe mediave të pavarura, shumica e fondeve të USAID-it në Serbi janë dhënë institucioneve shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri – Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe